1 në 5 të rinj ka rënie dëgjimi – shkaqet

Shëndetësia

1 në 5 të rinj ka rënie dëgjimi – shkaqet

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:07
Rini

1 në 5 adoleshentë ka rënie dëgjimi: mund të fajësohen kufjet e veshit.
Sipas një studimi në gazetën e Shoqatës Amerikane Mjekësore, të dëgjuarit e muzikës me zë të lartë nëpërmjet kufjeve është probabilisht arsyeja kryesore pse një pjesë e mirë e adoleshentëve janë duke humbur një pjesë të dëgjimit.
Kur ke një rënie dëgjimi në adoleshencë, rritet rreziku për të patur një rënie dëgjimi
progresive gjatë plakjes.

Rënia e dëgjimit afekton zhvillimin social dhe edukimin e adoleshentëve.
Prindërit duhet të monitorojnë përdorimin e këtyre pajisjeve nga fëmijët
e tyre. Nëse fëmija dëgjon muzikë dhe prindi që është afër mund të dëgjojë
muzikën, kjo do të thotë se muzika është mjaft e lartë.
Vitet e fundit, një grup me risk të lartë për të patur rënie dëgjimi janë punonjësit e
call center. Ata janë kryesisht mosha të reja, por që po shikohen rënie dëgjimi për
shkak të ekspozimit për kohë të gjatë në zhurma (8 orë për 6 ditë të javës). Një tjetër rrezik i madh përveç ekspozimit për kohë të gjatë në zhurmë, është edhe shoku
akustik i cili përcaktohet si ekspozim i menjëhershëm dhe bezdisës i tingujve të lartë.

Një studim i bërë në Australi identifikoi se shoku akustik shkaktonte dhimbje koke, marrje mendsh, zhurmë në vesh dhe rënie dëgjimi pas punës.
Për më tepër, disa profesione si muzikantët, policët e trafikut dhe ushtarët, konsiderohen si grupe me risk të lartë të ekspozimit ndaj zhurmave.
Muzikantët janë veçanërisht të riskuar. Është puna e tyre që të dëgjojnë muzikën që ata prodhojnë dhe kjo mund të jetë > 135 dB, ndërkohë që bisedat normale zhvillohen
në 60 dB. Ekzistojnë versione kufjesh për muzikantët që ata ta dëgjojnë muzikë si më parë, por më lehtë.

Për nxënësit e shkollës së muzikës rekomandohet përdorimi i këtyre kufjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat