Produktet me vaj palme të dëmshme – sqarime pse nuk duhet t’i bleni ato

Shëndetësia

Produktet me vaj palme të dëmshme – sqarime pse nuk duhet t’i bleni ato

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:58
Ilustrim

Vaji i palmës është një prej vajrave më të diskutuar për shkak të përdorimit të shumtë të tij në produkte të ndryshme dhe për efektet negative në shëndetin tonë dhe në natyrë. Vaji ipalmësështë vaji më i përdorur dhe gjendet në pothuajse të gjitha produktet e paketuara ushqimore dhe jo ushqimore, si biskota, akullore, çokollata, patatina, pica, ushqim për foshnje, madje edhe në bukë të paketuar.

Vaji i palmës nuk preferohet të përdoret, sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi, sepse përmban yndyrna të ngopura të cilat janë të dëmshme për shëndetin tonë. Përdorimi i këtij vaji e ngrit nivelin e kolesterolit në gjakë dhe rrit rrezikun për sëmundje të zemrës. Andaj, ky lloj vaji duhet të mos përdoret fare ose të përdoret në sasi shumë të vogla, sidomos te fëmijët dhe adoleshentët.

Përveç kësaj, në mënyrë që vaji i palmës të prodhohet, sipërfaqe të mëdha të pyjeve po shkatërrohen çdo ditë dhe, si pasojë, një numër i kafshëve janë në pragë të zhdukjes.

COOP Italia është kompania e parë në Evropë që prodhon produkte pa vaj palme më qëllim ruajtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe ruajtjen e planetit. COOP ofron mbi 200 produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike të cilat nuk përmbajnë aspak vaj palme. Si zëvendësim, këto produkte përmbajnë vaj ulliri ekstra të virgjër duke i bërë këto produktet më të sigurtat për konsumim dhe njëkohësisht shumëtë shijshme.

COOP sjell biskota të ndryshme, ëmbëlsira, çokollata, patatina, barreta, copëza buke, kroasant, krem çokollate, muesli me fruta, rizoto,patate të ngrira, supë perimesh e shumë produkte tjera pa vaj palme dhe mund t’i gjeni vetëm në supermarketet Super Viva.

Pasi që këto produkte janë shumë transparente rreth informatave për përbërjen e tyre, e tëra që duhet të bëni është tëkërkoni produktet COOP në të cilat shkruhet ‘Senza Olio di Palma’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat