Gratë me mbipeshë gjatë shtatzënisë rrezikojnë zhvillimin e diabetit te foshnjat e tyre

Shëndetësia

Gratë me mbipeshë gjatë shtatzënisë rrezikojnë zhvillimin e diabetit te foshnjat e tyre

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:22
Ilustrim

Gratë, të cilat janë obeze gjatë shtatzënisë e trefishojnë rrezikun për diabet te foshnjat e tyre, shkruan Dailymail.

Sipas Rebbeca Reynolds, ky studim duhet të jetë si paralajmërim për gratë shtatzëna, dhe strategjitë për të zvogëluar obezitetin tek këto gra janë urgjentisht të nevojshme. Profesoresha Reynolds dhe ekipi i saj kanë analizuar informacionet e 118.201 fëmijëve të lindur në mes të viteve 1950 dhe 2011. Ata kanë vërejtur se fëmijët, që janë lindur nga nënat obeze me kohë kanë zhvilluar tipin D të diabetit si dhe disa sëmundje të zemrës. Këto sëmundje gjithashtu rrisin rrezikun për vdekje të hershme.

Arsyeja se pse obeziteti i nënës sjellë diabetin tek foshnjat ende nuk dihet. Sipas një teorie thuhet se nënat obeze krijojnë një ambient të papërshtatshëm për zhvillimin normal të fetusit. Ky ambient përmban sasi të lartë të glukozës, insulinës dhe kimikale të dëmshme, të cilat përkeqësojnë procesin metabolik të zhvillimit të foshnjës.

Periudha e shtatzënisë është një periudhë shumë e ndjeshme për zhvillimin normal dhe shëndetin e foshnjës, kështu që nënat duhet të kenë kujdes të theksuar në ushqyerje dhe aktivitete fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat