Teknologjia ka përmirësuar jetën në mbarë botën, por ashtu si gjithçka ka edhe të “meta”.
Të dhënat e një studimi të ri në Australi kanë treguar se celularët krijojnë disa "thumba" në kocka, të cilat quhen zgjatime të zverkut të jashtëm.
Ato u konsideruan të rralla kur u diskutuan për herë të parë në vitet 1800, por tani mund të jemi në gjendje të ndiejmë gungat kockore me gishta ose t’i shohim tek njerëzit tullacë.
Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Sunshine Coast në Australi, të cilët japin detaje rreth këtij fenomeni.
Ata skanuan më shumë se një mijë kafka të njerëzve në grupomoshat 18-86 vjec. Kreu i studimit, Dr David Shahar tha: "Unë kam qenë doktor për 20 vite dhe vetëm dekadën e kaluar kam zbuluar se pacientët e mi kanë këtë shenjë në kafkë".
Doktori sugjeroi se arsyeja përse "thumbat" mes kockave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme janë sepse njerëzit, veçanërisht të rinjtë, kalojnë shumë kohë duke shikuar poshtë.