Studimi i ri tregon se ‘fekondimi in vitro’ ka arritur kulmin e suksesit

Shëndetësia

Studimi i ri tregon se ‘fekondimi in vitro’ ka arritur kulmin e suksesit

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:47
Ilustrim

Shkalla e suksesit për gratë që realizojnë trajtimin e fekondimit in vitro (IVF) ka arritur kulmin me një shkallë suksesi tek një në katër gra, ka gjetur një studim i ri.

Sipas hulumtimit të ri, ata që i nënshtrohen tretmanit IVF kanë një mundësi 27,1 për qind që procedura të rezultojë në shtatzëni.

Gjatë procedurës së IVF, një vezë merret nga vezoret e një gruaje dhe fekondohet me një spermë në laborator. Veza e fekonduar pastaj ri-vendoset në barkun e gruas.

ICSI është trajtimi më i zakonshëm që përdoret në rastet e infertilitetit mashkullor, thotë HFEA.

Gjetjet e reja u paraqitën në takimin vjetor të Shoqërisë Evropiane të Riprodhimit të Njeriut dhe Embriologjisë (ESHRE) në Vienë këtë javë.

Studiuesit analizuan 800,000 cikle të trajtimit IVF dhe ICSI të kryera në vitin 2016, gjë që rezultoi në lindjen e 165,000 foshnjave.

Studimi paraqet pasqyrën më të madhe në normat e suksesit të riprodhimit të asistuar në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat