Nga 300 kg shkoi 112 kg, gruaja më e rëndë në botë shton përsëri në peshë

Shëndetësia

Nga 300 kg shkoi 112 kg, gruaja më e rëndë në botë shton përsëri në peshë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:29
Foto

Një grua obeze që kishte humbur plotë 194kg përsëri u është kthyer shprehive të këqija dhe ka shtuar 19kg.

Pauline Potter ishte zyrtarisht gruaja më e rëndë në botë kur peshonte plotë 292kg në vitin 2011. Ajo ishte në librin Guinness të rekordeve. Madje ajo njëherë peshonte plotë 307kg.

E dëshpëruar ajo filloi të kërkonte një jetë normale. Ajo u zhvendosh nga Kalifornia në Houston për të u takuar me mjekun Younan Noëzaradan.

Potter, që është 50 vjeçare, kishte arritur të dobësohej dhe peshonte 112kg pas një ndërhyrje kirurgjike.

Por ajo shtoi përsëri peshë dhe u bë 132kg.

“Unë vetëm imagjinoj se si do të ishte një jetë normale”, tha ajo.

Duke mos mundur të lëviz lirshëm, ajo mvarej në djalin e saj Dillon që të gatuante për të dhe që të pastronte shtëpinë.

“Jam e ngujuar në këtë trup”, thoshte ajo e mërzitur.

Pasi kishte humbur shumë kilogram prej një ndërhyrje kirugjike ajo u kthye përsëri shprehive të këqija të saj dhe përsëri shtoi 20kg.

Ishte mjeku ai që e detyronte atë të lëvizte sa më shumë dhe që të mbante një dietë.

“Isha i shqetësuar se Dillon shumë shpejt do duhej të varroste nënën e tij”, tha Younan.

Obeziteti shkakton shumë sëmundje njëra prej tyre edhe sulmi në zemër për shkak të mos aktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat