Çfarë ka më ndryshe truri i një vrasësi?

Shëndetësia

Çfarë ka më ndryshe truri i një vrasësi?

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:44
Truri

Duke e skanuar trurin e qindra vrasësve, një studim i fundit ka arritur të gjejë ndryshime të qarta në anatominë e trurit të një personi vrasës.

Sipas Medial News, vetëm në vitin 2016 janë regjistruar 17.250 vrasës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse janë mbajtur studime të tilla më herët, gjithsesi ato nuk kanë arritur të gjejnë ndryshime të mëdha në trurin e personave vrasës. Për dallim, studimi I fundit I publikuar në revisten “Brain Imaging and Behavior”  ka arritur të mbushë zbrazëtitë që kanë mbetur nga studimet e mëparshme për këtë ceshtje.

Në këtë studim shkencëtarët kanë përfshirë persona me sjellje psikotike dhe me ndonjë sëmundje tjetër psiqike.  Sipas studimit, truri I vrasësve ka një mungesë të dalluar të funksionimit te disa regjioneve sic është korteksi prefrontal, cerebellumi, korteksi posterior dhe masa e himtë e trurit. Këto regjione janë përgjegjëse për kontrollimin e sjelljes, socializimin dhe procesimin e ndjenjave apo emocioneve.

Gjithashtu është vërejtur se këta persona për shkak të funksionimit të dobët të disa regjioneve të trurit kanë mungesë të emaptisë, emocioneve dhe  nuk mund të marrin vendime të drejta. Autorët tregojnë se ky studim shpjegon edhe një herë rëndësinë e mirëqenies së trurit të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat