Shumë shpejt mbipesha do të njihet si sëmundje

Shëndetësia

Shumë shpejt mbipesha do të njihet si sëmundje

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një numër i madh i ekspertëve mjekësorë, janë duke bërë thirrje që  obeziteti të klasifikohet si një sëmundje, në mënyrë që njerëzit ta marrin seriozisht dhe të kërkojnë për ndihmë, shkruan Independent.

John Wilding, profesor i mjekësisë në institutin e sëmundjeve kronike në Universitetin e Liverpoolit thotë, se obezitetin e shkaktojnë vetë njerëzit dhe duhet të jenë përgjegjës për veten e tyre. Sipas tij obeziteti duhet të konsiderohet si një sëmundje sikurse tipi 2 i diabetit, shtypja e lartë e gjakut dhe disa lloje të kancerit.

Ne Britaninë e Madhe, obeziteti prekë një në katër ë rritur, dhe një në pesë fëmijë.

“Obeziteti është një çrregullim i strukturës dhe funksionit të organizmit”, tha autori i këtij studimi. Krahas çrregullimit biologjik, obeziteti ndikohet edhe nga faktorë gjenetikë .

Sipas ekspertëve, njohja e obezitetit si një sëmundje kronike do t’i vetëdijësojë njerëzit për gjendjen e tyre shëndetësore dhe ata do ta kenë më të nevojshëm të kërkojnë ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat