Realizohet një sy artificial në 3D duke nisur nga qelizat njerëzore

Shëndetësia

Realizohet një sy artificial në 3D duke nisur nga qelizat njerëzore

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 23:44
Ilustrim

Një sy artificial ndërtuar në 3D, duke nisur nga qeliza njerëzore dhe të afta për të hapur e për të mbyllur kapakun e syrit, përbërë nga hidrogjeli sintetik.

Ky kërkim prej fantashkence është përmbyllur me sukses nga Universiteti i Pensilvanisë, në SH.B.A.

Organi, realizuar mbi një çip, është i pajisur me lente, e aftë për të prodhuar lotë artificial dhe në të ardhmen mund të përdoret në vend të kafshëve (mbi të cilat praktikohet) për të studiuar shqetësime si sytë e thatë dhe për të testuar ilaçe të reja.

Studimi u përshkrua tek revista ‘Nature Medicine’. Modeli i sipërfaqes së syrit riprodhuar mbi çip, arrin për herë të parë të stimulojë ndërtimin kompleks shumë qelizor të organit që krijon barrierë ndaj ambjentit të jashtëm.

Kërkuesit e udhëhequr nga Dongeun Huh kanë riprodhuar gjeometrinë dhe kompozimin qelizor të shtresave të jashtme të syrit.

Falë kësaj platforme, shkencëtarët kanë krijuar një model që riprodhon shqetësimin e syrit të thatë, pra pa lot, duke përdorur për testim një ilaç.

Për të qenë një sy njerëzor, do duhet më pas të përmirësohet ky model artificial duke e pasuruar me elemente të tjera, si kapilarët e gjakut dhe fijet nervore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat