Arsyeja serioze pse nuk duhet të pini kafe herët në mëngjes

Shëndetësia

Arsyeja serioze pse nuk duhet të pini kafe herët në mëngjes

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Ky zakon i preferuar i mëngjesit është i dëmshëm për shëndetin.

Nuk ka asgjë që mund t’iu largojë nga shtrati më shpejt sesa të mendoni se një kafe e shijshme ekspres ju pret në kuzhinë.

Kjo për t’iu ndihmuar që të përmbushni përgjegjësitë tuaja të ditës

Megjithatë sipas shkencëtarëve ky zakon i preferuar i mëngjesit është i dëmshëm për shëndetin. Pirja e kafesë para orës 9:30 të mëngjesit krijon stres në trup.

Kortizoli – hormoni i stresit – është natyrisht më i lartë në orën 8-9 të mëngjesit kur pini edhe kafe. Kur pini kafe, kafeina ndërhyn në nivelin e kortizolit, gjë që mund të çojë në rritjen e stresit dhe ankthit.

Kjo është arsyeja pse shumë persona e fillojnë ditën e tyre duke u ndier në ankth! Koha më e mirë për të shijuar kafen tuaj është pas orës 9:30 të mëngjesit kur niveli i kortizolit është më i ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat