Kjo pjesë e trupit mbart një rrezik vdekjeprurës

Shëndetësia

Kjo pjesë e trupit mbart një rrezik vdekjeprurës

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Një studim i madh klinik evropian ka zbuluar se akumulimi i indit dhjamor në bel pothuajse dy herë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Më e rëndësishmja, ky rrezik është i njëjtë për ata që nuk janë me mbipeshë dhe ata që kanë një indeks të masës trupore brenda kufijve normalë.

Autorët publikuan rezultatet e një studimi klinik të kryer mbi 359,000 individë, me një moshë mesatare prej 51.9-vjeç, përfshirë 65.4% gra. 

Rezulton se çdo rritje e perimetrit të belit prej pesë centimetrash rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme: 17% te burrat dhe 13% te gratë. 

Dr Tobias Pischon nga Instituti gjerman për ushqimin njerëzor, Potsdam-Rehbrücke, një studiues kryesor në këtë fushë, beson se rezultati më i rëndësishëm i gjithë studimit është se konstatohet se nga vdekja e parakohshme nuk rrezikohet vetëm një person me mbipeshë, por edhe ata që nuk e kanë të rregulluar indin dhjamor në trup.

Këto të dhëna duhet të udhëzojnë mjekët që të matin në mënyrë rutinore gjerësinë e belit në secilën vizitë te pacienti, përveç peshës dhe indeksit të masës trupore.

Nëse keni një perimetër të rritur të belit, duhet të rritni vëllimin e ushtrimeve fizike dhe t’i bëni ato çdo ditë, shmangni konsumimin e alkoolit, përmirësoni cilësinë e dietës tuaj. Duke zbatuar këto tre këshilla, ju do të zvogëloni ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat