Ju mund ta luftoni diabetin duke hequr 10 % të peshës tuaj

Shëndetësia

Ju mund ta luftoni diabetin duke hequr 10 % të peshës tuaj

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Një studim i ri ka mësuar se njerëzit, të cilët janë të diagnostikuar me diabet dhe humbin peshë mund ta luftojnë dhe ta mposhtin këtë sëmundje, shkruan Medical News.

Tipi 2 i diabetit është një sëmundje metabolike, e karakterizuar nga paaftësia e trupit të procesojë glukozës, si rezultat niveli i sheqerit në gjak rritet. Kjo sëmundje i prek 30 milionë njerëz vetëm në ShBA, dhe nëse nuk trajtohet mund të përfundojë me komplikime.

Studimi mbi efektin e humbjes së peshës në luftimin e kësaj sëmundjeje, i kryer nga një grup profesorësh nga Universiteti i Kembrixhit, ka analizuar 867 njerëz të moshës 50-69 vjeç. Hulumtuesit i vëzhguan këta pjesëmarrës, të cilët ishin me diabet për 5 vjet.

Në bazë të informacioneve dhe analizave, prej tyre pas 5 viteve, 257 njerëz përkatësisht 30% prej tyre e kishin mposhtur diabetin. Hulumtuesit vërejtën se personat, që e kishin mposhtur diabetin ishin ata që gjatë kësaj periudhe kishin humbur peshë.

Ky studim ka dëshmuar se humbja e moderuar e peshës, brenda 5 apo më pak viteve është një metodë shumë e mirë për luftimin e sëmundjes së diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat