Keni morra? Ja menyra per t’i larguar ata - Bota Sot
Keni morra? Ja menyra per t’i larguar ata

Shëndetësia

Keni morra? Ja menyra per t’i larguar ata

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Morrat janë insekte pa krahë që ushqehen në formë parazite. Ndër ta është mjaft i njohur pediculosis capitis, morri i kokes, që jeton në skalpin (lekurën e kokës) e njeriut dhe i vendosë thërrijat në flokë.

Ato ushqehen duke thithur gjak. Dhe ky proces juve ju shkakton kruarje të tmerrshme.

Ju sjellim disa forma të kurimit, që mund ti bëni vet në shtëpi:

Aplikimi i majonezës në kokë dhe mbështjellja e kokës me një peshqir.
Mbahet 2 orë dhe pastaj lahen flokët me shampon.
Mund të shfrytëzoni edhe uthullën e bardhë të përzier me sheqer. Atë e vendosni në kokë, në pjesën ku keni kruarje dhe pas gjysmë orë I lani flokët.
Vaji i ullirit nese mbahet në kokë 4-6 ore perseritet disa herë në javë.
Lëngu i limonit nëse bashkohet me gjalpë, për 15 minuta largon morrat kryesore.
Krehëri kundër morrave: ky mjet blihet në barnatore dhe është mjaft efektiv, duke i larguar parazitet në mënyrë mekanike. Per çdo ditë, rreth 3 here, i largoni morrat dhe therrijat.
Mjalti është poashtu ilaç efektiv sepse vret edhe parazitet edhe vezet e tyre.

Çka s’duhet bere:

Mos përdorni vajguri ose insekticide për bimë.
Mos shkëmbeni kapëse për flokë apo kapela.
Mos i bashkoni kokat (flokët) me askë, por mbani distancë.

Çka duhet bërë:

T’i kontrolloni flokët vazhdimisht, sidomos nëse keni zbokth, pasi që nganjeherë janë edhe simptomë e morrave.
Të hedhni lëng limoni në flokë pas përdorimit të shamponit. Kjo jo vetëm që i parandalon morrat, por edhe është e mire kunder zbokthit.
Qëndrimi në diell është gjithashtu i rekomandushem, pasi temperaturat e larta I dëmtojnë morrat.
Qarqafët, peshqirët e rrobat t’i lani në temperaturë 60 grade dhe të pastroni mirë shtëpinë.
Prerja e flokëve është rekomandueshme por jo e domosdoshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...