Fëmijët e rritur nga nëna autoritare janë më të rrezikuar të krijojnë varësi ndaj alkoolit - Bota Sot
Fëmijët e rritur nga nëna autoritare janë më të rrezikuar të krijojnë varësi ndaj alkoolit

Shëndetësia

Fëmijët e rritur nga nëna autoritare janë më të rrezikuar të krijojnë varësi ndaj alkoolit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Fëmijët e rritur nga nëna “perfeksioniste” dhe strikte janë më të rrezikuar, që me kohë të fillojnë të konsumojnë alkool. Kjo sipas një studimi të publikuar së fundmi.

Hulumtuesit kanë gjetur se studentët, të cilët janë rritur nga nëna autoritare dhe perfeksioniste, përballeshin më shumë me probleme me alkoolin dhe varësi të tjera.

Këto prirje dhe shprehi, thuhet se krijohen me kohë, si pasojë e rregullave strikte, dënimeve që ato ju japin fëmijëve të tyre dhe mungesës së ngrohtësisë prindërore.

Ky studim është kryer nga Arizona State University, me 419 studentë të moshës 20- vjeç. Këta studentë u pyetën për shprehitë e tyre, gjendjen psikologjike si dhe të kaluarën.

Si përfundim, është vërejtur se ata të cilët kishin pasur fëmijëri të tillë, të udhëhequr nga nënat autoritare kishin probleme më të mëdha me depresionin, ishin konsumues të alkoolit apo kishin sjellje të dhunshme.

Këto gjetje janë publikuar në revistën “ Addictive Behavior Reports”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat