Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me videogastroskop dhe videokolonoskop të ri

Shëndetësia

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me videogastroskop dhe videokolonoskop të ri

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 13:04
Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me videogastroskop dhe videokolonoskop të ri

Klinika e Gastroeneterologjisë në QKUK është furnizuar me videogastroskop dhe videokolonoskop të ri, me të cilat mjekët do të mund të trajtojnë pacientët me metoda bashkëkohore.

Sipas një komunikate, menaxhmenti Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) kishte prioritet furnizimin me aparaturë për këtë klinikë, e cila në vazhdimësi ishte ballafaquar me mungesë të pajisjeve mjekësore.

“Pajisjet janë të vendosura në një shtyllë dhe mundësojnë incizimin e traktit të sipërm (ezofagut, lukthit dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore deri në një segment të caktuar).Po ashtu, me këtë aparaturë mjekët  mund të trajtojnë edhe problemet e shfaqura te trakti i poshtëm digjestiv, që përfshin zorrën e trashë, me mundësi depërtimi deri në 30 centimetra edhe në pjesën përfundimtare të zorrës së hollë. Me ardhjen e pajisjeve të reja dhe funksionalizimin e dy dhomave shtesë, në Klinikën e Gastroenterologjisë pritjet e pacientëve  për trajtim do të shkurtohen, derisa puna për stafin shëndetësor do të jetë më e lehtë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat