Po bëhesh gati për një lindje natyrale apo me operacion? Shtatë këshillat që duhet t’i kesh parasysh

Shëndetësia

Po bëhesh gati për një lindje natyrale apo me operacion? Shtatë këshillat që duhet t’i kesh parasysh

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një lindje natyrore, pa mjekime, është një objektiv plotësisht i arritshëm dhe i arsyeshëm për rreth 85 për qind të grave shtatzëna

Vetëm 15 për qind kanë komplikime shëndetësore që i vënë ato në një kategori të rrezikut të lartë, ku kanë nevojë për ndërhyrje të caktuara, të tilla si një seksion cezarian, për ta bërë të sigurt lindjen, qoftë për nënën ose fëmijën.

Por çfarë ndodh edhe pse 85 për qind e grave janë në kategorinë me rrezik të ulët për një lindje vagjinale, vetëm rreth 67.2 për qind e grave në SHBA kanë kryer një lindje vagjinale sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 32.8 për qind kanë kryer lindje me operacion cezarian.

Rreth 61 për qind e femrave që kanë kryer një lindje vagjinale kanë marrë epidural, 39 për qind ose kanë bërë një lindje pa mjekime, ose kanë përdorur një mjekim për pakësimin e dhimbjeve.

Disa prej këtyre grave kryejnë lindje “natyrore”, sepse nuk ka kohë për një epidural. Shumë të tjera, megjithatë, nuk duan ose nuk kanë nevojë për të.

Nëse jeni duke shpresuar për të provuar një lindje tërësisht natyrore lexoni këto shtatë këshilla:

Merrni mësime para lindjes

Kërkoni trajnime që përfshijnë përgatitjen e nënave shtatzëna për atë që i pret, pra lindjen natyrale dhe teknikat natyrore të menaxhimit të dhimbjeve të tilla si frymëmarrje, vetëhipnozë, relaksim dhe mekanizma të tjerë përballues.

Nëse nuk gjeni klasa të tilla, kërkoni ndonjë mami dhe mësoni me të për çdo gjë që ju pret gjatë procesit të lindjes.

Zgjidhni një mami ose infermiere që asiston gjatë lindjes

Mund të punësoni një infermiere ose një mami ose nëse nuk e bëni këtë më parë kur të jeni në spital kërkoni për një infermiere specialiste për lindjen natyrore ose diskutojeni më parë këtë gjë me mjekun, gjinekologun tuaj.

Mundohuni të mos merrni shumë peshë

Lindja natyrale ka tendencë për të shkuar më mirë për gratë që nuk janë mbipeshë. Ata kanë më pak komplikime dhe nuk kërkojnë shumë ndërhyrje mjekësore.

Zhvilloni një shtatzëni pa shumë kontrolle

Gratë që nuk bëjnë shumë kontrolle mjekësore gjatë shtatzënisë kanë vendosur një precedent për një lindje me më pak probleme dhe ndërhyrje gjithashtu. Nëse ju nuk keni ndonjë problem të veçantë shëndetësor, bëni më pak teste, trajtime dhe ndërhyrje gjatë shtatzënisë. Natyrisht, disa teste janë të rëndësishme për çdo nënë, por shumë janë krejtësisht fakultative.

Kurdo që testet ose procedurat janë të rekomanduara, pyesni pse keni nevojë për atë, nëse ajo do të ndryshojë ose përmirësojë shëndetin tuaj. Nëse mjeku juaj apo mamia jep arsye bindëse pse duhet të bëni ndërhyrje të caktuara, atëherë bëjini. Ata janë atje për arsye të mira, por jo çdo paciente ka nevojë për çdo gjë.

Kaloni fillimin e dhimbjeve në shtëpi

Ju mund të lëvizni, të bëni një vaskë, hani dhe pini dhe të shkoni për shëtitje. Kur kontraktimet tuaja janë vazhdimisht më pak se pesë minuta larg njëra-tjetrës dhe bëhen më të forta për të paktën dy orë pavarësisht çfarë bëni, atëherë mund të kontaktoni ndihmësin tuaj shëndetësor, mjekun ose maminë.

Nëse shkoni në spital dhe nuk jeni akoma afër procesit të lindjes, shkoni në shtëpi.

Përdorni vazhdimisht ujin

Një dush, vaskë, pishinë lindjeje dhe fashat e nxehta janë mjetet e Nënës Natyrë për lehtësimin e dhimbjeve dhe ju ndihmojnë të relaksoheni. Kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur në ujë.

Zbatoni njohuritë tuaja prenatale

Bëni frymëmarrje, meditoni, pushoni, lëvizni, ndryshoni pozicionet, bëni një masazh, dëgjoni muzikë e gjithçka tjetër që mendoni që ju ndihmon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat