E pabesueshme çfarë i ndodh trupit kur nuk konsumoni fruta dhe perime

Shëndetësia

E pabesueshme çfarë i ndodh trupit kur nuk konsumoni fruta dhe perime

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:50
Ilustrim

Të dhënat thonë se duhet të hamë të paktën 5 racione frutash dhe perimesh në ditë.

Megjithatë, jo çdo njeri i përmbahet këtij rregulli të artë për mirëqenien.

Duke patur këtë parasysh,  ju ftojmë të lexoni se çfarë ndodh në trupin tuaj nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime.

Mungesë Vitaminash dhe Mineralesh

Frutat dhe perimet ofrojnë një thesar ushqyesish të dobishëm për shëndetin.

Këtu përfshihen vitaminat, mineralet dhe antioksidantët.

Mungesa e tyre shkakton një sërë problemesh dhe i hap rrugën sëmundjeve.

Probleme me Tretjen

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton problem me tretjen.

Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore nga trupi.

Në mungesë të tyre do të ndiheni më të fryrë dhe do të keni një tretje problematike.

Rreziku i Tumoreve Rritet

Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ushqim në botë që e mbron njeriun nga kanceri.

Megjithatë, frutat dhe perimet kanë tendencën ta ulin këtë rrezik duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalet e lira.

Ushqimet më të mira për këtë mission janë: barishtet, agrumet, patatet e ëmbla, kungulli dhe karrotat.

Mbipesha

Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë.

Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Diabeti

Mbipesha është e lidhur fort me diabetin.

Nëse ju hani vetëm ushqime të shpejta e të përpunuara në vend të frutave dhe perime, atëherë jeni fort të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 2.

Për tu mbrojtur prej tij ju duhet të konsumoni më shumë:

Barishte,

Fruta pylli,

Brokoli,

Domate,

Patëllxhanë,

Lulelakër,

Ushqimet si buka, orizi, makaronat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Tensioni i Gjakut Rritet

Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe rrisin tensionin e gjakut.

Frutat dhe perimet janë të pasura me kalium, kalcium dhe magnez të cilat e ulin tensionin.

Për më tepër, konsumi i frutave dhe perimeve ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare me 4 përqind.

Depresioni

Frutat dhe perimet luajnë një rol mbrojtës ndaj trurit.

Mungesa e tyre e bën njeriun më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe çrregullimeve si depresioni.

Për pasojë, ju duhet të konsumoni çdo ditë fruta dhe perime për një shëndet të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat