Të mos bësh asgjë vetëm për dy javë, e mjaftueshme për ta dëmtuar shëndetin

Shëndetësia

Të mos bësh asgjë vetëm për dy javë, e mjaftueshme për ta dëmtuar shëndetin

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

Qëndrimi kot për dy javë në kohë Krishtlindjesh, mund të dëmtojë përgjithmonë shëndetin tuaj, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Studiuesit nga Universiteti Liverpool, zbuluan se vetëm dy javë pasiviteti është e mjaftueshme që muskujt dhe kockat të dobësohen dhe zemra dhe mushkëritë të bëhen më pak efikase.

Ata gjurmuan shëndetin e 46 të rriturve – në të 20-tat dhe 30-tat apo të moshës mbi 60 vjeç – të cilëve u ishte thënë të bënin më pak se 1.500 hapa në ditë për 14 ditë.

Dhe ata zbuluan se rreziku ishte veçanërisht i keq për njerëzit e moshuar, të cilët fillimisht ishin më të dobët ose me shëndet më të keq, dhe mund të vuanin nga përkeqësimi ‘i rëndësishëm’.

Siç shkruan Daily Mail, periudha dembele bëri që dhjami të ndërtohej rreth belit, gjë që mund të bëjë që dikush ka më shumë gjasa të mbetet më i trashë për një afat të gjatë dhe të rrisë rrezikun e tij për diabet, për shembull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat