Studimi: Personat që janë obezë gërhasin më tepër

Shëndetësia

Studimi: Personat që janë obezë gërhasin më tepër

Më: 20 janar 2020 Në ora: 07:20
Ilustrim

Sipas një studimi të fundit të bërë në Amerikë, ka rezultuar se personat që janë mbi peshë gërhasin më tepër kur flenë. Ky është një çrregullim nga i cili vuajnë rreth 18 milion amerikanë.

Një çrregullim i cili shkaktohet kur gjuha pozicionohet në atë mënyrë, që bllokon rrugët e frymëmarrjes. Personat që vuajnë nga apnea kanë tendencë të kenë probleme me frymëmarrje dhe të gërhasin.

Por sipas studiuesve më të prirur për të vuajtur nga ky çrregullim i gjumit janë njerëzit obezë. Për shkak të indeve të tepërta në pjesën e fytit, njerëzit që janë të shëndoshë kanë prirje të gërhasin dhe të përballen me çrregullimin e apnesë.

Por nga ana tjetër, mungesa e gjumit shkakton çrregullimin e dy hormoneve që e afektojnë nevojën e të ngrënit. Kjo do të thotë që kur keni mungesë gjumi, ju ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës dhe nuk e përceptoni kur ngopeni.

Prandaj mjekët këshillojnë që të tregoni kujdes me dietën ushqimore dhe me aktivitetin fizik, sepse obeziteti përveç gërhitjes sjell një numër të madh problemesh shëndetësore, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat