A po iu mbrojnë në të vërtetë maskat kirurgjikale? Flet mjeku

Shëndetësia

A po iu mbrojnë në të vërtetë maskat kirurgjikale? Flet mjeku

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Maska mbi hundë dhe gojë është më se e pranishme në vendet ku niveli i ndotjes së ajrit është i lartë, përkatësisht në vende si Kina e Japonia.

Por, maskat kirurgjikale së fundmi po vendosen edhe për shmangien e koronavirusit, i cili ka prekur mijëra njerëz dhe dhjetëra sosh kanë mbetur të vdekur, si pasojë.

Por virusologët janë skeptikë në lidhje me efektivitetin e maskës kirurgjikale në viruset që vijnë nga ajri.

“Mbajtja e maskës kirurgjikale në publik nuk është një mënyrë efektive për të mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve të ajrit”, tha David Carrington nga universiteti St. George për BBC.

Ai shtoi se këto maska mund të zvogëlojnë rrezikun e kontraktimit të virusit përmes teshtitjes dhe kollitjes dhe mbi duar, ose duke prekur gojën me duar.

Dr. Connor Bamford i Institutit për Mjekësi Eksperimentale në Universitetin  Queen’s Belfast thotë se kryerja e masave themelore të higjienës është shumë më efektive sesa një maskë kirurgjikale.

“Mbulimi i gojës, larja e duarve dhe shmangia e prekjes së gojës me duar zvogëlon shumë rrezikun e çdo infeksioni dhe viruseve të frymëmarrjes”, shpjegon  Bamford për BBC.

“Edhe pse mendimi është se mbajtja e një maske kirurgjikale në publik na mbron nga virusi, nuk ka asnjë provë për këtë. Maska kirurgjikale luan një rol në dhomën e kirurgjisë”, pohon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat