Çfarë janë ulcerat peptike dhe si mund t’i dallojmë ato?

Shëndetësia

Çfarë janë ulcerat peptike dhe si mund t’i dallojmë ato?

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:23
Ilustrim

Ulcerat peptike janë plagë që zhvillohen në brendësi të stomakut, ezofagut të poshtëm apo zorrëve. Ato formohen zakonisht si rezultat i një inflamacioni të shkaktuar nga bacteria H. pylori, si dhe nga gërryerja e acideve të stomakut. Ulcerat peptike janë një problem i shpeshtë shëndetësor.

Ekzistojnë 3 lloje të ulcerës peptike:

Ulcerat gastrike – ulcera që zhvillohen në brendësi të stomakut.

Ulcerat ezofageale – ulcera që zhvillohen në brendësi të ezofagut.

Ulcerat duodenale – ulcera që zhvillohen në seksionin e sipërm të zorrëve, të quajtur duodenum.

Çfarë i shkakton ulcerat peptike?

Dëmtimin e veshjes (mukozës) së stomakut, ezofagut dhe duodenit mund ta shkaktojnë faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihen:

Helikobakter pylori (H. Pylori), një lloj bakteri që mund të shkaktojë një infeksion në stomak dhe inflamacion.

Përdorimi i shpeshtë i aspirinës, ibuprofenit dhe ilaçeve të tjera anti – inflamatore. Risku i lidhur me këtë sjellje është më i lartë tek femrat dhe personat mbi moshën 60 vjeç.

Duhanpirja

Konsumimi i tepërt i alkoolit

Radioterapia

Kanceri i stomakut

Simptomat e ulcerës peptike

Simptoma më e zakonshme e ulcerës peptike është një dhimbje abdominale djegëse që përhapet nga kërthiza deri në kraharor, që mund të variojë nga e lehtë, në dhimbje shumë të rëndë. Në disa raste, dhimbja mund t’ju zgjojë gjatë natës. Ulcerat e vogla peptike mund të mos shfaqin simptoma në fazat e hershme.

Shenja të tjera të zakonshme të ulcerës peptike përfshijnë:

Ndryshime në oreks

Të përziera

Të vjella

Dhimbje gjoksi

Probleme me tretjen

Jashtëqitje të errët ose të gjakosur

Humbje të pashpjegueshme peshe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat