Cilat grupmosha janë më të rrezikuara nga koronavirusi – masat parandaluese

Shëndetësia

Cilat grupmosha janë më të rrezikuara nga koronavirusi – masat parandaluese

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 22:49
Ilustrim

Koronavirusi i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, vazhdon të përhapet në shumë vende të botës duke rrezikuar shumë jetë.

Ekspertët thonë se po bëhet shumë e qartë tani se mosha e tretë dhe njerëzit me sëmundje kronike janë më të rrezikuar prej virusit se sa popullata e gjerë.

Çfarë është koronavirusi?

Ky lloj virusi hyn tek familja e viruseve të cilat shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të gripit.

Këtu përfshihen shenja si një rrufë e lehtë, kollë apo edhe komplikacione më të rënda të sistemit të frymëmarrjes ku përfshihet:

  • Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme,
  • Sindroma e Rëndë Respiratore Akute.

Ka disa lloje të këtij virusi të cilat janë të përhapura kryesisht tek kafshët dhe një lloj i ri që po përhapet edhe tek njerëzit.

Cilat janë simptomat?
Sipas ekspertëve të ISHP të, simptomat varen nga lloji i koronavirusit.

Megjithatë shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.


Ky virus shkakton:


ethe,
kollë,
gulçim
vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.– thuhet në lajmërimin e ISHP.

Të moshuarit më të rrezikuar nga virusi

Ekspertët e Universitetit të Kolumbias në Shtetet e Bashkuara thonë se vdekshmëria nga koronavirusi ka luhatje.

Ajo është më e lartë tek të moshuarit dhe njerëzit e prekur nga sëmundje kronike.

Duke iu referuar të dhënave që vijnë nga provinca Wuhan, në 80% të rasteve, infeksioni është i një niveli mesatar ndërsa në 4.7 përqind të rasteve konsiderohet si kritik.

Niveli i vdekshmërisë mbetet i ulët, megjithatë në grupmoshat mbi 80 vjeç është i lartë.

Në lidhje me sëmundjet kronike që përmendëm më lart, ekspertët kanë vënë re se ato që ndikojnë dhe përshpejtojnë infeksionin janë:

  • Sëmundjet kardiovaskulare,
  • Diabeti,
  • Sëmundjet kronike të rrugëve të frymëmarrjes
  • Hipertensioni.

Deri më tani, ekspertët thonë se epidemia arriti kulmin në datat 23-26 janar përpara nisjes së trendit zbritës që u vu re në javët e para të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat