Çfarë është Coronavirusi?

Shëndetësia

Çfarë është Coronavirusi?

Nga: Berat HAZIRI Më: 23 mars 2020 Në ora: 17:19

Coronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga të ftohtit e zakonshëm deri te sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) dhe coronavirusi i rëndë i lidhur me sindromën e frymëmarrjes (SARS).

Ky virus nuk është identifikuar më parë tek njerëzit dhe hetimet e para në Kinë nuk e kanë përcaktuar akoma burimin e shpërthimit epidemik; pra kemi të bëjmë me një situatë jo të zakonshme dhe të papritur.

Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Çfarë masash duhen marrë?

Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë,(WHO) ende po diskuton, nëse duhet shpallur gjendja ndërkombëtare e emergjencës. Kjo do të thotë masa izolimi, kontrolle të përforcuara kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar. Që tani në aeroportet në Kinë dhe disa vende aziatike, SHBA dhe Itali kryhen kontrollet në njerëz.

Masa tjetër janë rregullat e higjienës dhe të sjelljes.

Përse janë kaq të rëndësishme këto rregulla për higjienën dhe sjelljen?

Bëhet fjalë për një virus të ri ndaj të cilit njeriu nuk ka ende asnjë mbrojtje imunitare. Prandaj mund të

ketë shumë infektime dhe sëmundje. Përhapja e Koronavirusit të ri mundësisht duhet të ngadalësohet.

Personat e veçantë, të cilët kanë një rrezik të lartë për t’u sëmurur rëndë, duhet të mbrohen. Këta janë

personat që janë mbi 65 vjeç dhe personat me një sëmundje të mëparshme (hipertension, diabet,

sëmundje të sistemit kardiovaskular, sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrje, sëmundje dhe terapi

që dobësojnë sistemin imunitar, kancer).

Nëse i respektojmë të gjitha rregullat, atëherë ne rritim mbrojtjen për këta persona. Në këtë mënyrë ne

kontribuojmë gjithashtu që personat me sëmundje të rënda në institucionet shëndetësore të vazhdojnë

të trajtohen mirë.

Si transmetohet ky virus…

Koronavirusi i ri transmetohet kryesisht gjatë kontaktit të afërt dhe të gjatë: nëse qëndrohet me një

person të sëmurë për më shumë se 15 minuta në distancë më pak se 2 metra. Transmetimi bëhet

nëpërmjet spërklave: nëse personi i sëmurë teshtin ose kollitet, atëherë virusi mund të arrijë direkt në

mukozat e hundës, gojës ose syve të personave të tjerë. Nëpërmjet duarve: spërklat ngjitëse nga

kollitja ose teshtima mund të gjenden në duar. Ato arrijnë në gojë, hundë ose sy, nëse personi i prek ato.

Cfarë të bëjmë ne?

Qëndrimi në shtëpi.

Daljet sa më të pakta.

Pastroni mirë duart me ujë të rrjedhshëm dhe sapun.

Kollituni ose teshtini me shami ose vendosni parakrahun.

Mbani distance deri në 2 metra me persona gjatë kontaktit.

Përdorni maskë në fytyrë dhe doreza.

Shmangni shtrëngimin e duarve.

Mos të afrohemi në grumbullime të njerëzve.

Në rast se keni temperaturë dhe kollë qëndroni në shtëpi.

Shkoni në klinikën mjekësore ose në repartin e urgjencës vetëm pas njoftimit me telefon.

Të përdorim ushqime sa më të shëndetshme dhe ushqime të cilat përmbajnë Vitamin C.

Përdorimi I lëngut të limonit dhe portokallit si dhe shumë ushqimeve të tjera të cilat forcojnë imunitetin tone.

Kujdes tek duhanpirësit për arsye se konsumimi i duhanit e ndihmonë koronavirusin që të dëmoj organizmin tone dhe të shpie deri tek komplikimet e tjera shëndetsore.

Të mos bëjmë panik,të kujdesemi për veten dhe familjen e njëkohësisht edhe per shoqërinë.

(Autori është student i vitit të V në Fakultetin e Mjekësisë në UP, drejtimi i Stomatologjisë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat