SPOK- trajtimet për sëmundjen që dëmton mushkëritë

Shëndetësia

SPOK- trajtimet për sëmundjen që dëmton mushkëritë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:36
Ilustrim

Numri i duhanpirësve në vendin tonë është përafërsisht në 780,000 njerëz. Të paktën 12.7 përqind e tyre vuan nga Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), e njëjta sëmundje që i mori jetën edhe shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Mjekët në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi” thonë se këto pacientë kanë shumë vështirësi në marrjen e medikamenteve përkatëse me rimbursim, dhe shumë syresh e kanë të pamundur të blejnë edhe pajisjet për furnizimin me oksigjen.

Çfarë Është Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike
Kjo sëmundje është ndër më të përhapurat dhe më të rrezikshmet për shëndetin e mushkërive. Termi në fjalë përshkruan një sërë problemesh me mushkëritë ku përfshihet edhe bronshiti kronik dhe dëmtimi i vazhdueshëm i mushkërive. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje i kanë rrugët e frymëmarrjes të bllokuara dhe marrja e frymës për ta është shumë e vështirë. Komplikacionet e këtyre sëmundjeve mund të jenë fatale. 

Vitaminat
Njerëzit që vuajnë nga SPOK duhet të sigurohen që të marrin sasi të mjaftueshme vitaminash për shëndetin e mushkërive. Vitaminat më të mira janë vitaminat D, C, A dhe E. Këto vitamina gjenden kryesisht tek produktet e detit, mëlçia e viçit, vezët, kosi, qumështi, djathi, agrumet, brokoli, frutat e pyllit, domatet, pjepri, karrota, e të tjerë. Veç burimeve natyrale, këto vitamina mund të merren edhe nëpërmjet suplementëve.

Antioksidantët
Antioksidantët janë të rëndësishëm sepse mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Këto të fundit janë përgjegjëse edhe për inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes. Antioksidantët gjenden tek fasulet, mollët, frutat e pyllit, kumbullat, argjinarja, vaji i ullirit, çaji jeshil, qershitë, karrotat, xhenxhefili dhe peshku.

Kurat Më Të Mira Bimore
Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të rrisin konsumin e xhenxhefilit i cili përmirëson shëndetin e mushkërive por edhe të rigonit që ka efekt zhbllokues. Nenexhiku është një tjetër bimë mjekësore që qetëson muskujt në rrugët e frymëmarrjes. Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë gjithashtu të domosdoshme për shëndetin e një njeriu të prekur nga SPOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat