Studimi i ri: Koronavirusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet këpucëve të punonjësve shëndetësor

Shëndetësia

Studimi i ri: Koronavirusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet këpucëve të punonjësve shëndetësor

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Koronavirusi mund të përhapet edhe nëpërmjet pjesës së thembrës së këpucëve të pacientëve dhe të mjekëve, sipas studimeve të reja shkencore.

Stafi mjekësor dhe farmacistët po paralajmërohen që të dezinfektojnë këpucët e tyre, pasi studiuesit zbuluan se virusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet tyre, raporton Daily Mail.

Shkencëtarët kinezë ekzaminuan mostrat sipërfaqësore nga një njësi e kujdesit intensiv dhe repartit të përgjithshëm të COVID-19 në Spitalin Huoshenshan në Wuhan.

Sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth gjysma e punonjësve të kujdesit shëndetësor që punonin në njësitin e kujdesit intensiv bartnin virusin pandemik në këpucët e tyre.

Studiuesit zbuluan se ekzistonte një normë pozitiviteti 100 përqind nga dyshemeja e farmacisë që ishte testuar, ku kalonin vetëm punëtorët e kujdesit shëndetësor, jo pacientët e infektuar.

Sëmundja gjithashtu mund të udhëtojë nëpër ajër të paktën pesë metra, thuhet në raportin studimor.

Ekipi kinez, nga Akademia e Shkencave Ushtarake në Pekin, testoi përqendrimin e sëmundjes në sipërfaqe.

Gjetjet e tyre, të botuara në revistën Emerging Infectious Diseases, tregonin se virusi ishte përqendruar më së shumti në dyshemetë e dhomave të veçanta në spitale.

“Për më tepër, gjysma e mostrave të marra nga pjesa e thembrës së këpucëve të stafit mjekësor të kujdesit të njësititi intensive testuan pozitivisht”, shkruajti ekipi në studim.

“Ne rekomandojmë që punonjësit shëndetësor të dezinfektojnë këpucët para se të dalin jashtë reparteve që përmbajnë pacientë me COVID-19”, rekomandon ekipi i hulumtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat