Efekti i ilaçit anti-malarie do të provohet tek pacientët e infektuar me COVID-19

Shëndetësia

Efekti i ilaçit anti-malarie do të provohet tek pacientët e infektuar me COVID-19

Më: 20 prill 2020 Në ora: 16:51
Ilustrim

Ilaçi anti-malarie që mendohet se mund të trajtojë koronavirusin ka marrë aprovimin për të vazhduar provat klinike në Amerikë.

Firma zvicerane Novartis ka arritur një marrëveshje me rregullatorët amerikanë për të bërë një studim të ilaçit hidroksiklorokuinë tek 440 pacientë me koronavirus.

Prova do të fillojë brenda disa javësh tek disa shtete të Amerikës. Rezultatet do të raportohen sa më shpejt të jetë e mundur, tha kompania sipas Mail Online.

Ilaçi që është krijuar para disa dekadash ka marrë autorizimin e përdorimit nga Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve në ShBA për të kuruar sëmundjen e koronavirusit, por nuk ka prova shkencore që i ndihmon të infektuarit.

“Ne e dimë rëndësinë për t’iu përgjigjur një pyetje shkencore nëse hidroksiklorokuinë do të ketë efekt tek pacientët e infektuar me Covid-19. Ne u përgatitëm shpejt për ti dhënë përgjgje me një studim”, tha John Tsai, krijues i ilaçeve në kompaninë Novartis.

Hidroksiklorokuina është përdorur për të trajtuar edhe lupusin dhe artritin reumatoid. Mbetet për tu parë efekti që do të ketë tek pacientët e infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat