Ky është ‘testi shtëpiak’ për koronavirusin

Shëndetësia

Ky është ‘testi shtëpiak’ për koronavirusin

Më: 16 maj 2020 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Testet për COVID-19 dihet se nuk janë një përvojë e këndshme. Ato përbëhen nga hyrja (e thellë) e një shtupe të gjatë përmes hundës, derisa të ndjehet gati se arrin trurin.

“Ishte e tmerrshme”. Kjo ishte ndjenja e neuroshkencëtarit të Universitetit Rutgers, Andrew Brooks, që bëri testimin për të parë nëse ishte pozitiv me koronavirus.

Kjo është arsyeja pse Brooks, i cili tani është gjithashtu drejtori i operacioneve dhe zhvillimit të teknologjisë në një kompani të quajtur RUCDR Infinite Biologics, prezantoi një test të ri për coronavirus i cili bazohet në asgjë më shumë sesa një e pështyrë në një filxhan, shkruan Washington Post.

Sipas Washington Post, përcjell Telegrafi, firma mori autorizim për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këto teste të pështymës që njerëzit mund të kryejnë në shtëpitë e tyre.

Ky është një përparim për Shtetet e Bashkuara, pas disa përpjekjeve për të zgjeruar testimin e coronavirusit, diçka që, sipas shumicës së ekspertëve, është thelbësore që vendi të rikthehet në mënyrë të sigurt në njëfarë shkalle të normalitetit.

Për dallim nga testet e shtupës së hundës, testi i pështymës nuk kërkon udhëtim në një qendër testimi.

Nuk janë prezente as takimet e rrezikshme ballë për ballë me teknikët që veshin maska ​​për tu ruajtur nga COVID-19. Dhe nuk ka nevojë për shtupë, të cilat gjithashtu janë në mungesë.

Sipas mediave amerikane, rezultatet për të parë nëse keni koronavirus apo jo dalin pas 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat