“Imuniteti nga koronaviruset mund të zgjasë vetëm 6 muaj” - Bota Sot
“Imuniteti nga koronaviruset mund të zgjasë vetëm 6 muaj”

Shëndetësia

“Imuniteti nga koronaviruset mund të zgjasë vetëm 6 muaj”

Më: 23 maj 2020 Në ora: 17:53
Ilustrim

Njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronaviruseve për një periudhë kohe që zgjat vetëm 6 muaj.

Ky është përfundimi i një studimi holandez, që ngre pikëpyetje mbi faktin nëse ai që quhet “imuniteti i tufës” është zgjidhja për të fituar betejën me Covid-19.

Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Amsterdamit kanë testuar 10 burra për 4 koronaviruse gjatë 35 viteve.

Koronaviruset që u përdorën në studim shkaktojnë atë që e njohim si ftohjen e zakonshme dhe, siç raporton “The Times”, studimi thekson se “imuniteti mbrojtës zgjatë shumë pak”.

Ata shtojnë se pas një viti njerëzit u infektuan sërish, pasi pas 6 muajsh nivelet e antitrupave u ulën ndjeshëm.

Profesor Lia van der Hoek, një nga shkencëtarët e përfshirë në studim, tha se “Imuniteti i tufës është problematik, edhe nëse krijohet vaksina, pasi njerëzit mund të infektohen prapë pas 6 apo 12 muajsh”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat