Gërhitja për jetë të gjatë - Bota Sot
Gërhitja për jetë të gjatë

Shëndetësia

Gërhitja për jetë të gjatë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Shkencëtarët evropianë për hulumtimin e gjumit nga Glasgou dhe nga instituti Izraelit Technion, kanë studiuar 600 persona gjatë katër vjetëve dhe kanë ardhur në përfundim se personat që gërhasin jetojnë më gjatë.

Sqarimi thotë: Frymëmarrja e ngadalësuar e aktivizon zemrën dhe ia bën shprehi kursimin e shpenzimit të oksigjenit. Zemra e personave të cilët gërhasin, gjithherë është e gatshme për situata të paparashikuara.

Sipas mendimit të shkencëtarëve, gërhitja është e dobishme sidomos pas moshës 65 vjeçe të jetës.

Gërhitja shkaktohet kur oksigjeni që thithim nga hunda apo goja në mushkri ndërpritet gjatë fjetjes. Kjo, funksionalisht mund të ndodhë nga problemet që shkaktohen në sistemin e sipërm të frymëmarrjes.

Pikërisht, gjatë orëve të fjetjes nuk kemi pështymë, “zona thahet”, qelizat lëvizin dhe na godasin në pjesën e pasme të qafës, duke shkaktuar një zhurmë që quhet gërhitje.

Tek njerëz të ndryshëm, gërhitja mund të ketë arsye të ndryshme pasi mund të ndodhin ngushtime ose devijime të rrugës së ajrit në fyt, gojë apo hundë.

Çdo person mund të gërhasë. Studimet vlerësojnë se 45% e meshkujve dhe 30% e femrave gërhasin rregullisht.

Shpesh njerëzit të cilët nuk gërhijnë rregullisht, e raportojnë këtë shqetësim pas një sëmundjeje virale, pas konsumimit të alkoolit ose duhanit, apo pas marrjes së ilaçeve. Në përgjithësi, me plakjen e njeriut dhe me shtimin e tij në peshë, gërhitja përkeqësohet.

Disa medikamente të caktuara dhe alkooli mund të çojnë në rritjen e relaksimit të muskujve gjatë gjumit. Pra, ndodh që muskujt e qiellzës, gjuhës, qafës dhe faringut relaksohen më shumë seç duhet dhe korridoret ajrore ngushtohen. Kjo çon në një dridhje te indeve dhe ky intensitet varet nga shkalla e ngushtimit të korridoreve ajrore.

Disa medikamente që përdoren për të inkurajuar një nivel më të thellë të gjumit kanë si efekt anësor shtimin e frekuencave të gërhitjes.

Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat