Vitaminat që nuk duhet të mungojnë në dietën e një gruaje - Bota Sot
Vitaminat që nuk duhet të mungojnë në dietën e një gruaje

Shëndetësia

Vitaminat që nuk duhet të mungojnë në dietën e një gruaje

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Vitaminat janë komponentët më të rëndësishëm që i nevojiten organizmit të njeriut për të qenë i shëndetshëm. Ekspertët e OBSH-së kanë veçuar disa nga më të rëndësishmet, që çdo ditë duhet të jenë në tryezat e femrave. Vitaminat merren kryesisht përmes ushqimeve dhe kjo është idealja, edhe pse nëpër farmaci ato i gjen dhe të përpunuara në kapsula.

Vitamina C rrit imunitetin, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në ripërtëritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare. Ushqimet që e përmbajnë më shumë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, specat dhe luleshtrydhet.

Tek grupi i vitaminave tejet të rëndësishme bën pjesë dhe vitamina B7 ose biotina, e cila është e nevojshme për të larguar stresin dhe ripërtërirë qelizat. Ata që kanë mungesa te theksuara të B7, vuajnë nga depresioni dhe anemia. Kjo vitaminë është më shumë e pranishme tek karotat, bananet, peshku dhe frutat e thata.

Ndërsa vitamina A vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve dhe indeve të buta. Ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë janë: qumështi, pjepri, specat e kuq dhe drithërat e fortifikuar.

Vitamina B6 është vitale për sistemin imunitar, stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin. Ushqimet e pasura me të janë farat, peshku, bananet, mishi, drithërat e fortifikuar, avokado, fasulet, drithërat, frutat e thatë.

Edhe vitamina D ndikon në shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit. Kjo merret dhe pa ngrënë ushqime, pasi ekspozimi në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat