CDC shton edhe tri simptoma të reja të koronavirusit

Shëndetësia

CDC shton edhe tri simptoma të reja të koronavirusit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka shtuar rrjedhjen e hundjeve ose teshtitjen, vjelljen dhe diarrenë në listën e simptomave të koronavirusit.

Është e paqartë periudha kur këto tri manifestime janë shtuar në listën e gjithsej shenjave të Covid-19, shkruajnë mediet britanike.

Veçanërisht, simptomat gastrointestinale si diarreja dhe vjellja, raportohen më shpesh nga pacientët e rinj në moshë.

Zyrtarët e CDC-së tani llogarisin këto shenja dhe simptoma të COVID-19:

Ethe

Të dridhura trupore

Kollitje

Vështirësi në frymëmarrje

Lodhje

Dhimbje të muskujve ose të trupit

Kokëdhimbje

Humbje të ndjesisë së shijes ose të nuhaturit

Dhimbje fyti

Rrjedhje hundësh

Vjellje

Diarrea

Javën e kaluar, CDC zgjeroi listën e grupit të njerëzve që janë më në rrezik nga koronaviruis, të cilët përfshihen njerëzit me sëmundje kronike, sikurse janë sëmundja e veshkave, mbipesha, problemet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe sëmundja e qelizave.

Edhe gratë shtatzëna, tani, mendohet se janë në rrezik më të madh që t’iu rëndohet gjendja nga Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat