Ankthi te të rinjtë, stresi dhe mënyra e shpejtë e jetesës konsiderohen si nxitës

Shëndetësia

Ankthi te të rinjtë, stresi dhe mënyra e shpejtë e jetesës konsiderohen si nxitës

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Shfaqja e ankthit te të rinjtë është gjithnjë e më e shpeshtë, ndërsa mënyra e shpejtë e jetesës dhe stresi, janë padyshim nxitës të kësaj gjendjeje.

Në fakt, anksioziteti në një formë, është një reagim natyral i pritshëm i secilit njeri kur ndodhet në një situatë, e cila kërkon një përshtatje që i tejkalon potencialet personale.

Psikologët thonë se shkaktarët e ankthit te të rinjtë duhet të kërkohen te stresi i përditshëm dhe para së gjithash, te mënyra joadekuate e përballjes me situatat stresuese.

Të rinjtë, nuk kanë ndërtuar aftësi adekuate për t’u përballur me stresin – gjegjësisht mënyra konstruktive të zgjidhjes së problemeve jetësore. Shpesh nuk kanë edhe mbështetje nga rrethi, iu mungon mirëkuptimi dhe mbështetja për probleme të tilla.

Në raste të caktuara, ankthi është i dëshirueshëm, sepse i avancon dhe i motivon njerëzit. Megjithatë, ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se nëse anksioziteti është i shpeshtë, afatgjatë dhe intensiv, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë – sidomos në kur shfaqet në situatat që nuk janë kërcënuese për ne, por ne i konsiderojmë të rrezikshme. Në këto raste, ankthi çrregullon përditshmërinë tonë, prish funksionalitetin dhe në situata të këtilla duhet kërkuar ndihma profesionale.

Më e rëndësishmja në këto situata është që ta kuptojmë se kemi një problem dhe të kërkojmë ndihmë. Çrregullimet më të shpeshta të anksiozitetit që hasen te të rinjtë janë: çrregullimet e përgjithshme të ankthit, fobitë, çrregullimet panikut e të tjerë. Ndërsa duhet rikujtuar se problemi zgjidhet më lehtë kur kanë mbështetje adekuate dhe mirëkuptim nga rrethi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat