Të ushqyerit vetëm mund të ketë pasoja të tmerrshme për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Të ushqyerit vetëm mund të ketë pasoja të tmerrshme për shëndetin tuaj

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:36
foto ilustrim

Të ushqyerit vetëm ka qenë një shqetësim i ri shoqëror në jetën moderne.

Në shumë pjesë të botës, familjet janë bërë më të vogla kohët e fundit dhe se ka shumë më shumë familje me një person sesa në të kaluarën.

Në të njëjtën kohë modelet e ngrënies janë bërë të parregullta, joformale dhe të individualizuara në formën e më shumë ngrënies vetëm.

Gratë që hanin vetëm kanë vetëm 29% më shumë mundësi të kenë sindromë metabolike sesa ato që darkonin gjithmonë me dikë tjetër.

Kurse burrat kishin më shumë mundësi që të kalojnë në mbipeshë.

Një nga arsyet e mundshme për shëndet të dobët që lidhet me ngrënien vetëm mund të jetë që njerëzit kanë më shumë gjasa të bëjnë zgjedhje jo të shëndetshme ushqimore, si të hanë më pak fruta dhe perime, nëse askush tjetër nuk është me ta.

Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në marrëdhëniet midis ngrënies vetëm dhe sindromës metabolike, si stresi, cilësia e gjumit dhe vetmia, kanë nevojë për më shumë hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat