Pse dëgjojmë zëra të brendshëm në kokë?

Shëndetësia

Pse dëgjojmë zëra të brendshëm në kokë?

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:42
foto ilustrim

Pse i dëgjojmë tingujt e fjalëve në mendimet tona, në kohën sa mendojmë pa folur? A janë këto vetëm iluzione të prodhuara nga kujtesa e të folurit të hapur?

Këto pyetje ka kohë që kanë pikasur një mister – një që është relevant për përpjekjen tonë për t’i identifikuar gjuhët e pamundshme – ato që nuk kanë rrënjë në trurin njerëzor.

Ky mister është relevant nga një perspektivë metodologjike, pasi që për t’u marrë me të kërkohet ndryshim radikal i qasjes sonë te lidhjet mes gjuhës dhe trurit. Kërkohet kalim nga identifikimi (i teknikave neurologjike), ku neuronet janë duke u ndezur për të identifikuar se çfarë neuronesh po aktivizohen kur merremi me detyra gjuhësore.

E marrim këtë pyetje të thjeshtë: nga çka krijohet gjuha?

Sigurisht, gjuha përbëhet nga fjalët dhe rregullat për kombinim, por pika e këndvështrimit të fizikës ekziston në dy hapësira të ndryshme fizike – jashtë dhe brenda trurit. Kur jeton jashtë trurit, përbëhet nga valët akustike e mekanike të molekulave të ngjeshura dhe të rralluara të ajrit – për shembull zëri. Kur ndodhet brenda trurit, përbëhet nga valët elektrike që janë kanali i komunikimit për neuronet. Valët në rastet e tjera. Këto janë gjërat konkrete prej të cilave krijohet gjuha fizikisht.

Ka një lidhje të dukshme mes valëve të zërit dhe trurit. Zëri lejon që përbërësit e një truri, kur shprehen në fjalë, të hyjnë në trurin tjetër. Ekzistojnë gjithashtu mënyra të tjera që dy trutë të shkëmbejnë informata gjuhësore – nëpërmjet syve, me gjuhën e shenjave apo nëpërmjet sistemeve të prekshme si “Braille” apo Metoda Tadoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat