Çfarë nuk dini mbi katranin e cigareve

Shëndetësia

Çfarë nuk dini mbi katranin e cigareve

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Kur ndizet një cigare, krahas tymit dhe hirit si mbetje të dukshme, është dhe katrani që përbëhet nga grimcat kimike toksike të mbetura nga djegia e duhanit.

Kjo substancë formon një mbetje në ngjyrë kafe ose të verdhë.  Shenja më e dukshme e katranit të çliruar nga cigaret është zverdhja e gishtave dhe dhëmbëve të duhanpirësit.

Katrani është i pranishëm në çdo produkt të duhanit që digjet. Niveli i tij rritet gjatë procesit të djegies, ndaj thithja e fundit e cigares përmban më shumë katran se sa e para.

Për shkak se tymi tërhiqet direkt përmes gojës, katrani dhe toksinat që çlirohen së bashku me të mund të kontribuojnë në një sërë sëmundjesh.

Është e rëndësishme që duhanpirësit të dinë se katrani nuk prek vetëm mushkëritë, por këto toksina mund të transportohen në rrjedhën e gjakut dhe të fillojnë të lëvizin duke prekur dhe ndikuar në çdo organ të trupit.

Filtrat e cigareve u shtuan për herë të parë në vitet 1950 kur u raportua se katrani në duhan shoqërohej me një rrezik të shtuar të sëmundjes së mushkërive. Prej asaj kohe duhanpirësit kanë qenë përballë një sërë zgjedhjesh të cigareve që përmbajnë filtra të ndryshëm. Ideja ishte që filtri të bllokojë mbetjet e dëmshme të katranit, por kjo kurrë nuk funksionoi ashtu siç shpresohej. Shumë toksina arritën të depërtojnë në mushkëritë e duhanpirësit, duke i ekspozuar ata ndaj sëmundjeve të lidhur me duhanpirjen.

Disa prej cigareve në varësi të filtrave kanë një nivel më të ulët të katranit dhe quhen cigare “më të lehta”, por as ato nuk janë më pak të dëmshme. Pavarësisht filtrave, një cigare me djegie i ekspozon duhanpirësit përballë një rreziku më të lartë të sëmundjeve të mushkërive sesa njerëzit që nuk pinë duhan apo duhanpirësit që kanë hequr dorë nga cigaret dhe toksinat që i shoqërojnë.

Siç është pranuar prej vitesh, dëmet që shkakton duhanpirja janë të lidhura ngushtësisht me tymin, katranin dhe hirin. Ndaj shkenca dhe teknologjia kanë arritur të zhvillojnë produkte duhani që eliminojnë plotësisht tymin, katranin dhe hirin, e gjithë kjo falë zëvendësimit të procesit të djegies me ngrohjen.

Duke shmangur djegien, pajisje elektronike si IQOS (zhvilluar nga Philip Morris) arrijnë të ngrohin fije të posaçme duhani duke çliruar nikotinë. Në këtë mënyrë duhanpirësit që e kanë të pamundur të heqin dorë nga duhani dhe zgjedhin të kalojnë në alternativat më pak të dëmshme, shmangin ekspozimin e tyre dhe të njerëzve përreth, ndaj tymit, katranit dhe hirit që përbëjnë dhe shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat