Kujdes me peshën, rrezikoni diabet të tipit 2. Shëndeti i tepërt, një faktor rreziku

Shëndetësia

Kujdes me peshën, rrezikoni diabet të tipit 2. Shëndeti i tepërt, një faktor rreziku

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Sipas një studimi të kryer së fundmi, humbja e peshës mund të parandalojë ose të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së personave me diabet, pasi obeziteti është shkaku kryesor i diabetit të tipit 2.

Në vitin 2019, afërsisht 463 milionë njerëz në të gjithë botën kishin diabet, nga të cilët shumica dërrmuese, rreth 90 për qind kishin diabet të tipit 2.

Gjetjet tregojnë se mbipesha është një faktor rreziku shumë më i fuqishëm për diabetin. Kjo tregon se kur njerëzit kalojnë një prag të caktuar të peshës, shanset e tyre për diabet rriten dhe komplikimet shëndetësore tek ata, të cilët e kanë diabetin përkeqësohen.

Prandaj, ekspertët këshillojnë rënien në peshë dhe mbajtjen në kontroll të nivelit të sheqerit në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat