Çfarë i ndodh organizmit kur nga ushqimi eliminoni produktet e qumështit

Shëndetësia

Çfarë i ndodh organizmit kur nga ushqimi eliminoni produktet e qumështit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Foto Ilustrim

Produktet e qumështit janë të pasura me lëndë ushqyese dhe të domosdoshme për organizmin, mirëpo shumë njerëz kanë filluar të zhvillojnë intolerancën ndaj laktozës, e cila gjendet në qumësht

Nëse ky grup artikujsh eliminohet nga ushqimi, ai patjetër duhet të plotësohet me disa artikuj të tjerë

Lakra me gjethe dhe patatja e ëmbël janë burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, frutat arrore dhe soja e gjelbër përmbajnë sasi të dukshme magnezi, ndërkaq lakrat turshi janë të pasura me probiotikë.

Nëse eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, do vëreni këto ndryshime:

Nuk do të keni probleme me stomakun, si p.sh. dhembje, fryrje dhe gazra

Kur trupi nuk e përballon laktozën, në zorrë krijohen thartira dhe gazra, gjë që shkaktohen dhembje dhe fryrje. Kur e ndërprisni konsumimin e produkteve të qumështit, këto probleme në tërësi do të zhduken.

Do të humbni disa kilogramë

Laktoza është sheqer, ndërkaq sheqeri i kontribuon në shtimin e peshës së trupit. Kur eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, kjo do të thotë që futja e sheqerit në organizëm do të zvogëlohet, prandaj ky është hapi i parë drejt humbjes së peshës trupore.

Tretja do të punojë për mrekulli

Intoleranca ndaj laktozës shton sasinë e ujit në zorrë, gjë që çon deri në pengesa në tretje dhe çon deri në shfaqjen e diarresë apo madje edhe në kapsllëk. Kur të ndërprisni konsumimin e këtij ushqimi, jashtëqitja brenda një kohe shumë të shkurtër do të normalizohet.

Zorrë më të shëndetshme dhe përgjithësisht ndjenjë më e mirë

Produktet e qumështit te personat e ndjeshëm shkaktojnë përflakje në traktin gastrointestinal, gjë që mund të shkaktojë lodhje, irritim lukthi dhe krupë. Eliminimi i produkteve të qumështit ndihmon në përtëritjen e baktereve të shëndetshme.

Lëkurë më të shëndetshme dhe më të pastër

Trupi eliminon mbetjet dhe toksinën në tri mënyra: me urinim, nëpërmjet jashtëqitjes dhe nëpërmjet poreve. Ndjeshmëria ndaj produkteve të qumështit mund të manifestohet edhe në lëkurë në formë pikave të zeza, akneve, sukrepit, madje edhe ekzemës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat