Gjithçka që iu duhet të dini për hipoterminë

Shëndetësia

Gjithçka që iu duhet të dini për hipoterminë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Foto Ilustrim

Edhe pse ne jetojmë në një vend që nuk na rrezikon shumë ndaj hipotermisë, gjithmonë është mirë të dini të mbroni vetën.

Hipotermia është gjendja në të cilën temperatura trupore bie jashtëzakonisht shumë

Kjo ndodhë kur trupi nuk mund të prodhoj mjaftueshëm nxehtësi për të mposhtur nxehtësinë që po humb

Pjesa e trurit që kontrollon temperaturën është hipotalamusi, dhe në rast që ajo vëren një ndryshim në temperaturën e trupit, do të përpiqet ta kthej atë në nivelin normal.

Prandaj në temperatura të ulëta, trupi ynë dridhet duke u përpjekur që të gjeneruar nxehtësi. Mirëpo nëse trupi humbë nxehtësi më shpejtë sesa mund të prodhoj, temperatura në thellësi të trupit do të bie gjithashtu.

Në këtë rast trupi e zvogëlon sasinë e gjakut që qarkullon në lëkurë duke e përqendruar atë në organet vitale.

Teksa ne fillojmë të biem në hipotermi, bëhet më e vështirë për ne të flasin, lëvizim, mendojmë, apo të veprojmë. Kjo është shumë e rrezikshme sepse do të thotë se mendja jonë nuk do të funksionoi si duhet dhe ne nuk do të kërkojmë mënyra që të mbajmë vetën të ngrohtë.

Zhveshja paradoksale është diçka që shfaqet tek 50% e të prekurve nga hipotermia. Shkencëtarët nuk e dinë saktë pse personat e bëjnë këtë, por shkaktohet nga mungesa e të menduarit të drejtë, transmeton lajmi.net.

Në tentativë që të ngroheni ju mund të bëheni konfuz dhe të zhvisheni.

Në rast se dikush është në hipotermi, këto janë çfarë duhet të bëni ti ndihmoni:

Mbajeni në një dhomë të nxehtë.

Hiqni rrobat e lagura.

Mbulojeni gjithë trupin me batanije duke lënë vetëm fytyrën jashtë.

Kontrollojeni frymëmarrjen, dhe jepni frymëmarrje artificiale nëse ata ndalojnë së marri frymë.

Zhvishuni dhe mbajini në kontakt trup më trup për të transferuar nxehtësi më shpejtë.

Mos i fërkoni dhe mos përdorni ujë të nxehtë për të ngrohur personin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat