Përgjigjet e të gjithave pyetjeve rreth vaksinës anti-Covid dhe mbushësve kozmetik të fytyrës

Shëndetësia

Përgjigjet e të gjithave pyetjeve rreth vaksinës anti-Covid dhe mbushësve kozmetik të fytyrës

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

Ndërsa njerëzit në të gjithë globin marrin vaksinën COVID-19 që shpëton jetën, disa kanë raportuar reagime anësore ndaj injeksionit.

Vaksina Moderna – e cila ishte autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar dhe sapo është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar – mund të ketë efekte anësore për njerëzit me mbushës kozmetikë të fytyrës, sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Gjatë një takimi të Komitetit Këshillues të Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të Lidhura (VRBPAC) në dhjetor, FDA raportoi se dy persona me mbushës kozmetik përjetuan ënjtje të fytyrës pasi morën vaksinën e Moderna kundër COVID-19.

Në të dy rastet, mbushësit kozmetikë u injektuan para vaksinimit. Dr. Samuel Lin, një kirurg plastik i certifikuar nga bordi dhe profesor i asociuar i kirurgjisë në shkollën mjekësore të Harvardit thotë se të dy gratë u trajtuan dhe që prej asaj kohe janë shëruar.

“Ato nuk kërkonin shtrim në spital. Efektet anësore nuk ishin kërcënuese për jetën, sigurisht dhe të gjitha këto raste u zgjidhën plotësisht me ilaçe”, shpjegon Lin. Pavarësisht nga këto efekte anësore të mundshme, Lin nxit këdo që ka të drejtë të marrë vaksinën, “në fund të ditës, është më e rëndësishme të bëni vaksinimin sesa të dukeni mirë me mbushësit e fytyrës tuaj”, shkruan Bazaar.

Më poshtë, Dr. Lin u përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja rreth vaksinës COVID-19 dhe mbushësve kozmetik të fytyrës.

Si shkakton vaksina e Modernas efekte anësore për njerëzit me mbushës?

Vaksina është e ndryshme për shkak të teknologjisë mARN kundrejt vaksinave më tradicionale që nuk përdorin praktika të tilla. Por pavarësisht kësaj, të gjitha vaksinat janë të prirura të shkaktojnë një reagim imunitar të një lloji që trupi të zhvillojë antitrupat. Pra, me çdo përgjigje, mund të ketë ënjtje dhe zgjerim të nyjave limfatike. Sidoqoftë, rastet e pacientëve që raportojnë ënjtje të fytyrës të cilët kanë një histori të mbushjeve kozmetike ka tërhequr shumë më shumë vëmendje.

A është e sigurt për njerëzit me mbushës që të marrin vaksinën e Pfizer kundër coronavirusit?

Ato janë shumë të ngjashme, por për një arsye ose një tjetër, vaksina Moderna duket se ka pasur këtë reagim me mbushësit posaçërisht.

Unë kam mbushës dhe dua të bëj vaksinën kundër COVID-19. Çfarë duhet te bej?

Kontaktoni me mjekun tuaj. Nëse dikush ka një histori të shumë alergjive ose reagimeve ndaj gjërave të ndryshme në përgjithësi, do të ishte një ide e mirë të flisni me mjekun tuaj.

Kur mund të marr vaksinën pasi kam marrë mbushës?

Kjo varet nga individi dhe lloji i mbushësit. Shumë mbushës kryesisht largohen pas rreth gjashtë muajsh. Sigurisht, disa më shpejt, disa më vonë. Flisni me dermatologun ose kirurgun tuaj plastik, i cili vendosi mbushësin për sa i përket kohëzgjatjes, çfarë lloj mbushësi është dhe sa zgjat në trup.

Nëse përjetoj efekte anësore, çfarë duhet të pres?

Kryesisht, është ënjtje e fytyrës dhe skuqje e zonës. Këto janë më të zakonshmet dhe mund të zgjasin disa ditë. Këto gjëra, përsëri, trajtohen me ilaçe të caktuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat