Covid-19: Të flasësh dhe kollitesh a sjellin të njëjtin rrezik për t’u infektuar?

Shëndetësia

Covid-19: Të flasësh dhe kollitesh a sjellin të njëjtin rrezik për t’u infektuar?

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Biseda me një mik, nëse jeni pozitiv për koronavirus, mund të jetë po aq e rrezikshme sa kollitja para tyre. I gjithë “faji” është i grimcave të qëndrueshme në ajër.

Një studim i ri zbulon se të flasësh me një mik, nëse je pozitiv për koronavirusin, mund të jetë po aq i rrezikshëm sa kollitja para tyre – i gjithë faji u takon grimcave të qëndrueshme në ajër. Për gati një vit tanimë kemi mësuar në lidhje me njohjen e termit spërkla, që në anglisht do të thotë “pikëza”, ose më saktë pikat e pështymës që i shpërndajmë në ajër duke teshtitur, kollitur apo edhe thjesht duke folur. Prandaj e gjithë seria e masave paraprake përfshin maskat, mbrojtjen e syve, dorezat dhe veshjeve mbrojtëse. Dimë që virusi përhapet përmes pikave që emetojmë përmes hundës dhe veçanërisht me gojë. Ato janë mjaft të rënda dhe mesatarisht kanë një rreze rënieje brenda një metri nga rrugët e frymëmarrjes.

Spërklat në ajër kur flasim: edhe në këtë mënyrë infektohemi

Pikërisht ky faktor mund të ndihmojë në shpjegimin pse virusi duket se përhapet më lehtë në ambiente të mbyllura. Sigurisht, piklat e mëdha bien në tokë në distanca të shkurtra, pikat e vogla të njohura si aerosole mund të mbajnë virusin në distanca më të mëdha se dy metra dhe të rezistojnë. Ekspertët tani kanë zhvilluar modele për të eksploruar rrezikun që paraqitet nga spërklat dhe aerosolet. Rezultatet e tyre sugjerojnë se duhen vetëm disa sekonda që grimcat e lëshuara të udhëtojnë përtej dy metrave.

“Nevojiten maskat, distancomi dhe ventilim i mirë në mënyrë që këto grimca të mos grumbullohen në një hapësirë të brendshme dhe të pastrohen në mënyrë të sigurt”, thotë Prof. Pedro Magalhães de Oliveira, ekspert i mekanikës së lëngjeve në Universitetin e Kembrixhit dhe bashkautor i studimit. Në revistën Proceedings of the Royal Society A, de Oliveira dhe kolegët shpjeguan se si ata ndërtuan modele që marrin parasysh madhësinë e spërklave të lëshuara nga individët e infektuar kur flasin ose kolliten, si dhe faktorët duke përfshirë përbërjen e pikave.

Rreziku i infektimit në ambiente të mbyllura

Ekipi gjithashtu shqyrtoi rrezikun e infektimit, duke marrë parasysh ngarkesën virale të individëve pozitivë me Covid dhe sasinë e vlerësuar të virusit të nevojshëm për të shkaktuar një infeksion (ky i fundit, megjithatë, bazuar në studimet në një koronavirus tjetër). Ata arritën në përfundimin se është e pasigurt të qëndrosh pa maskë dy metra larg një personi të infektuar që flet ose kollitet – ekziston rreziku i infeksionit.

Një orë pasi një person i infektuar ka folur për 30 sekonda, aerosoli total i mbetur përmban shumë më shumë ngarkesë virale sesa pas një kollitje, duke shtuar se në hapësira të vogla dhe pa ajrosje kjo mund të jetë e mjaftueshme për të infektuar.

Të folurit “prodhon grimca shumë më të imëta se kolla dhe këto grimca, ose aerosole, mund të pezullohen për më shumë se një orë në sasi të mjaftueshme për të shkaktuar sëmundje”, tha de Oliveira. Sipas një instrumenti në internet të zhvilluar nga të njëjtët ekspertë për të llogaritur rrezikun e kontraktimit të infeksionit në ambiente të mbyllura vetëm përmes grimcave të ajrit, kaloni një orë në një dyqan prej 250 metra katrorë – i cili supozohet të ketë një kapacitet maksimal prej 50 personash dhe ventilimi i zyrës – përkthehet në një shans të vlerësuar prej 8% të kontraktimit me koronavirus, duke supozuar se atje janë pesë persona të infektuar pa maska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat