A ka problem nëse ekspozohem ndaj rrezeve X gjatë shtatzënisë?

Shëndetësia

A ka problem nëse ekspozohem ndaj rrezeve X gjatë shtatzënisë?

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Ndoshta mund të habiteni, por radioskopia gjatë shtatzënisë, në përgjithësi konsiderohet e parrezikshme. Në shumicën e rasteve, anët pozitive të saj janë më të rëndësishme se rreziqet që mund të paraqesë. Nëse bëni radioskopi të pjesës abdominale gjatë shtatzënisë, fetusi do të jetë i ekspozuar ndaj rrezatimit dhe nëse ky i fundit shkakton ndryshime në shtimin e shpejtë të qelizave të fetusit, ka shumë mundësi që në fazat e mëvonshme të jetës, fëmija të rrezikohet nga leucemia.

Por në përgjithësi radioskopia gjatë shtatzënisë mendohet se paraqet pak rrezik për fetusin. Pjesa më e madhe e kontrolleve me rreze X, përfshirë ato të krahëve, këmbëve, kokës, dhëmbëve apo kraharorit, nuk rrezikojnë organet riprodhuese apo edhe foshnjën.

Që rrezatimi të mos përhapet, mund të vishni një përparëse të veshur me plumb. Nëse duhet të bëni patjetër një radioskopi, tregojini mjekut nëse jeni shtatzënë. Në vend të rrezeve X, ai mund t’ju bëjë një kontroll me ultratinguj (eko). Krahas kësaj, nëse keni një fëmijë dhe ai ka nevojë për një radioskopi, mundohuni të mos i qëndroni pranë gjatë kontrollit, nëse jeni apo mendoni se jeni shtatzënë. Kërkojini një personi tjetër që të zërë vendin tuaj.

Mos u alarmoni nëse keni bërë një radioskopi dhe nuk e dinit që ishit shtatzënë. Mos harroni: rreziku është shumë i vogël. Nuk keni qenë mjaftueshëm të ekspozuara ndaj rrezatimit, për të pasur probleme. Gjithsesi, nëse i jeni nënshtruar trajtimit me rreze për shkak të ndonjë sëmundjeje,
për shembull, jeni ekspozuar ndaj rrezatimit për të kuruar kancerin, këtu ndryshon puna. Flisni me mjekun tek i cili ndiqeni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat