Gabimet me Covid-19, që vazhdojmë të bëjmë çdo ditë

Shëndetësia

Gabimet me Covid-19, që vazhdojmë të bëjmë çdo ditë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:13
Ilustrim

Fushata e vaksinimit kundër Covid-19 ka filluar. Masat mbrojtëse po zbuten dalëngadalë, por pandemia nuk ka mbaruar. Numri i rasteve të reja mbetet i lartë në të gjithë botën. Ai rriten kryesisht falë sjelljeve të gabuara. Një virolog, një psikolog dhe një ekspert i shëndetit publik u pyetën nga britanikja “The Guardian”, se çfarë gabimesh po vazhdojmë që të bëjmë në lidhje me koronavirusin e ri.

Po përqendrohemi kryesisht tek ajo që na lejohet, sesa tek ajo që është sigurt

Që nga e hëna e 1 shkurtit, në Italia janë lehtësuar masat kufizuese. Tani është sërish e mundur që të drekosh në restorante, të shkosh në qendrat tregtare, dhe të kryesh një sërë aktivitetesh të tjera që bartin mbajnë një përqindje rreziku për infektimin nga Covid-19. Prandaj është e rëndësishme të vazhdohet me një vigjilencë shumë të lartë.

“Të rinjtë ndihen tani komodë të takojnë bashkëmoshatarët e tyre, para se të shkojnë të vizitojnë gjyshërit e tyre. Unë jam e sigurt se qëllimi i tyre nuk është t’i infektojnë ata, por një sjellje e tillë mbetet gjithsesi e rrezikshme”- thotë Lusi Xhardli, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Bristolit, Britani e Madhe.

I besojmë mikut tonë kur na thotë “Unë kam qenë i kujdesshëm!”

Të besosh është diçka e mirë, por të mos besosh është akoma më mirë. Ne mund të jemi të sigurt vetëm për atë që kemi bërë vetë. Miku ynë, tregtari i lagjes, i njohuri, që na thotë se i ka respektuar rregullat kufizuese, mund t’i ketë shkelur ato herën që solli edhe infektimin e tij.
“Shumë njerëz nuk ua thonë të tjerëve shkeljet e rregullave apo simptomave që kanë”-thotë Xhardli. Kjo është vënë re edhe tek një studim me 551 amerikanë të rritur:një e katërta e tyre rrëfyen se kishin gënjyer pasi kishin shkelur masat e distancimit social. 34 për qind e tyre raportuan se ua kishin fshehur simptomat njerëzve që i kishin pyetur ata nëse kishin ndonjë të tillë.

Besojmë se masat mbrojtëse duhet të jenë “të gjitha ose asnjë”

Prishja e një rregulli anti-Covid, nuk duhet të na nxisë që t’i shkelim që të gjitha të tjerat. Nëse në shkelje mund të mos ketë sjellë ndonjë rrezik, nuk do të thotë se herën tjetër do të jemi po aq me fat. Nuk ia vlen qasja “të gjitha ose asnjë”. “Çdo masë që mund të respektosh do të ndihmojë që të kesh më pak rrezik për t’u prekur”- tha Xhardli për “The Guardian”.

Mendojmë se çdo aktivitet në natyrë është i sigurt

Virusi nuk përhapet domosdoshmërisht vetëm në hapësira të mbyllura. “Virusi nuk ka erë. Ju mund ta thithni atë edhe pa e kuptuar”- thotë virologu Julian Tang nga Universiteti i Leiçesterit. Është e rëndësishme të jeni vigjilentë edhe në rrugë, sidomos ato të mbipopulluara nëpër tregje.

Ne përdorim pajisje sigurie që nuk janë konform standardeve që kërkohen

Me vaksinat që janë ënde ende fazën fillestare të shpërndarjes, maska e fytyrës mbetet arma kryesore e mbrojtjes kundër koronavirusit të ri. Është e rëndësishme që të zgjidhni një maskë të përshtatshme, që mbulon në mënyrë të plotë hundën dhe gojën, për sa kohë që jemi të ekspozuar ndaj ndërveprimit me njerëzit e tjerë. Maska FFP2 mbetet pajisja më e sigurt që njihet”- thotë Gabriel Skeli, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Bristolit, Britani.

Mendojmë se vaksinimi nënkupton një sjellje tërësisht të shkujdesur

Mbërritja e shumëpritur e vaksinës, nuk duhet që të konsiderohet si një justifikim për të qenë tërësisht të shkujdesur. Shumë tregues na thonë se është e nevojshme që të vazhdojmë të përdorim masat mbrojtëse. Do të duhen edhe disa javë para se të keni një reagim imunitar të përshtatshme. Nga ana tjetër, nuk është ende e qartë nëse ata që janë vaksinuar mund ta transmetojnë apo jo virusin tek të tjerët.

Mashtrojmë veten se nuk mund të infektohemi dy herë m Covid-19

Ne e dimë tashmë se ata që janë prekur nga Covid-19 zhvillojnë antitrupa. Por nuk është e sigurt se ata nuk mund të infektohen dot dy herë. Shumë njerëz, madje edhe në Itali, kanë rezultuar pozitivë për herë të dytë. Pra ri-infektimi është i mundur, ndonëse është një dukuri shumë e rrallë. Gjithashtu është e paqartë nëse ata që kanë qenë të infektuar më parë, nuk mund të transmetojnë ende virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat