Humbja më e vogël e gjumit frenon të folurën tek fëmijët

Shëndetësia

Humbja më e vogël e gjumit frenon të folurën tek fëmijët

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 06:28
Ilustrim

Humbja e vetëm një ore gjumë gjatë ditës, fëmijëve deri në dhjetë vjeç u krijon vështirësi në lexim, shkrim dhe zotërim të gjuhës.

Edhe mungesa më e vogël e gjumit te fëmijët shkakton vështirësi në zhvillimin kognitiv, sidomos në zotërimin e gjuhës, shkrimit dhe leximit.

“Studimet tona kanë treguar se nëse humbet edhe vetëm një orë gjumë në ditë, për një javë pengon funksionim normal neurokognitiv të trurit”, ka konstatuar Rachel Waford, nga Universiteti i Louisville, e cila e ka udhëhequr studimin.

Ajo ka shtuar se fëmijëve parashkollore u nevojiten 11-13 orë gjumë, ndërsa shkollarëve deri në moshën 10-vjeçare – mes 10 e 11.

Ajo ka theksuar edhe këshilla praktike si të arrini që fëmija juaj të zgjohet çdo mëngjes i çlodhur dhe i ngopur me gjumë.

1. Përmbajuni rreptësisht rutinës para gjumit;

2. Para shtrirjes në shtrat fikeni televizorin dhe relaksohuni së bashku me fëmijën tuaj

3. Shmangni kolat ose çfarëdo ushqimi ose pije e cila përmban kafeinë ose stimulantë të tjerë të paktën tri orë para fjetjes;

4. Në shtrat nuk duhet të shkojë i uritur, mirëpo nuk do të duhej as ta teprojë me ushqim;

5. Errësojeni dhomën e fjetjes, temperaturën rregullojeni për tri deri katër gradë më ulët dhe nëse ka çfarëdo mundësie përkujdesuni që
në të të mos depërtojë zhurma;

6. Zgjohuni gjithmonë në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat