Sot kemi më shumë nevojë për vitaminë C, lëngjet që duhen konsumuar

Shëndetësia

Sot kemi më shumë nevojë për vitaminë C, lëngjet që duhen konsumuar

Më: 2 mars 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Vitamin C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).

Gjatë periudhës së pandemisë e kemi dëgjuar shpesh se duhej t’i japim një rëndësi kosumimit të vitaminës C, kjo dhe për shkak se ndihmon kunder viruseve dhe forcon imunitetin.
Po cilat janë lengjet prej të cilave mund të fitojmë vitaminën C?

Lëngjet e Frutave Më Të Pasura Me Vitaminë C

Ekspertët thonë se lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine. Përveç vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.

Lëngjet e Agrumeve

Agrumet janë ndër frutat më të pasura me vitaminë C. Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë vitaminë C. E njëjta sasi me lëng qitroje ofron 90 miligramë C ndërsa lëngu i mandarinave ofron 55 miligramë vitaminë C.

Lëngjet e Tjera të Frutave

Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C. Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa ai i kumbullës vetëm 10 miligramë vitaminë C.

Lëngu i Perimeve

Perimet janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme. Një lëng perimesh miks ofron 65 miligramë vitaminë C. Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karrotës ofron 20 miligramë vitaminë C.

Dozat e Nevojshme Ditore Të Vitaminës C

Nevojat për vitaminë C janë në varësi të disa faktorëve. Burrat dhe djemtë kanë nevojë për 90 miligramë vitaminë C në ditë ndërsa gratë dhe vajzat për 75 miligramë vitaminë në ditë. Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C.

Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat