Studimi: Tek disa persona imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë me dekada, tek të tjerë vetëm disa ditë

Shëndetësia

Studimi: Tek disa persona imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë me dekada, tek të tjerë vetëm disa ditë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustruese

Sipas një studimi të ri, imuniteti ndaj koronavirusit mund të ndryshojë  nga një person në tjetrin, shkruan daily mail.

Studiuesit zbuluan se te disa individë që kishin antitrupa kundër COVID-19 nivelet u ulen pas vetëm disa ditësh apo edhe disa javësh.

Por të paktën një e treta e pjesëmarrësve nuk kishin ndryshime në nivelin e antitrupave pas të paktën gjashtë muajsh dhe tek disa persona niveli i antitrupave vazhdonte te rritej, duke sugjeruar që imuniteti i tyre mund të zgjasë për dekada. Të paktën 10 përqind kurrë nuk kishin nivele të antitrupave.

Ekipi, nga Shkolla Mjekësore në Singapor, tha se disa pacientë të infektuar më parë kanë më shumë gjasa se të tjerët të infektohen gjatë valëve pasuese, apo edhe nga variante shumë ngjitëse.

Studimi  ekzaminon antitrupat neutralizues të cilët janë të rëndësishëm në mbrojtjen nga COVID-19.

Antitrupat kundër SARS-CoV-2 zbehen te njerëz të ndryshëm me ritme të ndryshme, ‘tha  David Lye, drejtor për Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive në Singapor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat