Peri i leshtë i lidhur rreth dore zvogëlon dhembjen dhe përmirëson qarkullimin

Shëndetësia

Peri i leshtë i lidhur rreth dore zvogëlon dhembjen dhe përmirëson qarkullimin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Me gjasë ju kujtohet kur nënat dhe gjyshet tona na lidhnin penj të leshtë në duar. Ato besonin se penjtë e kuq dhe të bardhë na mbronin nga të këqijat.

Por, tani ka të dhëna se lidhja e perit të leshtë në dorë, afër pulsit, largon dhembjen e nyjave. Mjekët nuk i komentojnë këto pretendime, d.m.th. se as nuk i mohojnë ato. Shikuar në aspektin higjienik, leshi është materiali më i shëndetshëm termorregullator.

Struktura e tij lejon lëkurën që të marrë frymë, por ai ka edhe veti shëruese.

Në kohët antike, njerëzit largonin dhembjet e ndryshme duke qitur pak lesh delesh aty. Leshi i deleve, i patrajtuar me substanca kimike, është i mbuluar me dyllin e kafshëve - lanolinën, e ka këtë efekt të dobishëm. Lanolina përdoret edhe në kozmetikë. Lanolina e leshit të deles depërton në lëkurë dhe ndikon në mënyrë të dobishme në nyja, muskuj, qarkullim të gjakut, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat