Pse duhet të marrim një gllënjkë ujë pas secilës shujtë?

Shëndetësia

Pse duhet të marrim një gllënjkë ujë pas secilës shujtë?

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:46
Ilustrim

Ne jemi mësuar qysh në fëmijëri se shumë ëmbëlsira ndikojnë në shfaqjen e kariesit në dhëmbë. Por çfarë tjetër nga ushqimi dëmton dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve? Si ndikojnë mishi dhe qumështi? Sa dëmton kafeja, pijet me ngjyra që konsumojmë çdo ditë?

A është e vërtetë që një banane është e shëndetshme për dhëmbët? Një studim i realizuar së fundmi jep përgjigjen për këtë. Ushqimet shumë të ëmbla ndikojnë në shfaqjen e kariesit dhe shfaqjen e të gjitha sëmundjeve të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Gjëja më e thjeshtë, dhe e cila ju këshillohet secilit, është të marrin një gllënjkë ujë pas çdo gjëje që hamë, thuhet në këtë studim.

Sa i përket ushqimit që kontribuon në ruajtjen e dhëmbëve, rezultatet e studimit theksojnë rëndësinë e ushqimit të freskët, ai që përtypet. Përtypja është e mirë për tretjen, si dhe për aparatin tretës. Sa më shumë të ushtrojmë dhëmbët dhe muskujt, aq më shumë do të zgjasim qëndrueshmërinë e dhëmbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat