Nga faktorët fizikë, mungesa e hekurit te tiroidet: Thonjtë e dobët si simptomë

Shëndetësia

Nga faktorët fizikë, mungesa e hekurit te tiroidet: Thonjtë e dobët si simptomë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Sipas Kolegjit Osteopatik Amerikan të Dermatologjisë (AOCD), thonjtë e brishtë ndahen në dy kategori: të thatë dhe të dobët ose të butë dhe të dobët.

Thonjtë e thatë dhe të dobët janë rezultat i mungesës së hidratimit. Ato zakonisht shkaktohen nga larja dhe tharja e përsëritur e duarve. Nga ana tjetër, thonjtë e butë dhe të dobët shkaktohen nga lagështia e tepërt, shpesh rezultat i ekspozimit ndaj detergjentëve, produkteve pastruese të shtëpisë dhe pastruesve të manikyrit.

Shkaqe të tjerë të thonjve të dobët përfshijnë:

Mosha: Thonjtë zakonisht ndryshojnë me rritjen në moshë.Teksa thonjtë e këmbëve zakonisht bëhen më të trashë dhe më të fortë, thonjtë e duarve bëhen të hollë.

Mungesa e hekurit: Kjo gjendje ndodh kur trupi nuk merr hekur mjaftueshëm, gjë që çon në nivele të ulëta të qelizave të kuqe të gjakut. Mjeku mund të masë nivelin e ferritinës dhe të sigurojë suplemente nëse konstatohet se keni nevojë.

Hipotiroidja: Së bashku me thonjtë e dobët, simptomat e niveleve të ulëta të tiroides mund të përfshijnë humbje të flokëve, lodhje, shtim në peshë, kapsllëk dhe depresion.

Sindroma e Raynaud: Një çrregullim i rrallë i enëve të gjakut, zakonisht në gishtat e duarve dhe të këmbëve. Kjo bën që enët e gjakut të ngushtohen kur jeni të ftohtë ose ndjeheni të stresuar. Kur kjo ndodh, gjaku nuk mund të dalë në sipërfaqen e lëkurës dhe zonat e prekura bëhen të bardha dhe blu. Kjo gjendje mund të ndikojë te shëndeti i thonjve.

AOCD ofron një këshillë diagnostike për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse thonjtë e dobët janë shkaktuar nga një gjendje e brendshme ose nga faktorë të jashtëm të mjedisit: "Nëse thonjtë e duarve këputen dhe janë të dobët, por thonjtë e këmbëve janë të fortë, atëherë një faktor i jashtëm është shkaku."

Si të mbroheni nga faktorët e jashtëm?

- përdorni krem për duart
- kur bëni punët e shtëpisë, si larja e enëve, vendosni doreza
- shmangni ekspozimin e zgjatur ndaj motit të ftohtë dhe të thatë
- mbajini thonjtë e shkurtër për të shmangur këputjen
- mos i mbani në gojë ose mos i kafshoni
- zgjidhni pastrues manikyri që nuk përmban aceton

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat