Kumaku: Çaji nga kjo bimë shëron alergjinë ndaj polenit

Shëndetësia

Kumaku: Çaji nga kjo bimë shëron alergjinë ndaj polenit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Amund të shmangen alergjenet? Natyrisht se jo. Edhe po të jetonim në një kuti prej qelqi, nuk do të ishte sigurt. Ditët e bukura pranverore, kënaqësinë në zgjimin pranë natyrës shumicës ia dëmton reaksioni i organizmit të tyre. Bëhet fjalë për alergjitë.

Alergjik mund të bëheni në çdo gjë! Aditivi në ushqim, ngjyrat, aromat, konservuesit, pluhuri, poleni (pluhuri i luleve). Edhe kafshimet e insekteve mund të shkaktojnë alergjitë. Pemët si kumbullat, kajsia, pjeshka, vishnja dhe qershitë shkaktojnë alergji e simptomat janë të kruara, çrregullim në frymëmarrje dhe humbje e vetëdijes.

Në vijim ju paraqesim recetën që ju ndihmon ta mposhtni alergjinë ndaj polenit. Kumaku: I hijshëm për nga bukuria, lulja e kësaj bime është e pasur me vaj eterik, taninë, sheqer, proteina, minerale…

Gjethet posedojnë vitamina A dhe C. Për këtë arsye kumaku është i bukur, por edhe bimë tejet shëruese. Receta: Dhjetë gramë lule të kumakut i përvëloni me gjysmë gote ujë të vluar, e lini dy orë të qëndrojë. Pini dy deri tri herë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat