‘Kërpudhat magjike’; Psilocibina performon më së paku po aq mirë sa mjekimet kryesore antidepresive

Shëndetësia

‘Kërpudhat magjike’; Psilocibina performon më së paku po aq mirë sa mjekimet kryesore antidepresive

Më: 17 prill 2021 Në ora: 23:21
Kërpudhat e familjes Psilocybe cyanescens, të cilat përmbajnë përbërësin aktiv psilocibin. (foto)

Një studim i ri ka deklaruar se përbëresi aktiv i atyre që njihen si “kërpudhat magjike” psilocybina, është të paktën po aq efektiv si mjekim terapeutik anti-depresiv, sa dhe emrat më të njohur të farmceutikës.

Studimi i universitetit Imperial College London raportohet si më rigorozi në llogaritjen e përbërësit ‘psikodelik’ të kërpudhave magjike, pasi është testuar në dy sesione terapie duke u krahasuar me një nga antidepresantët më të përdorur në botën mjekësore (një transmetues selektiv i serotoninës, i quajtur esitalopram), në 59 njerëz me simptoma të mesme deri në të rënda depresioni.

Rezultatet tregonin efekte pozitive në të dyja rastet, por të arritura më shpejt në grupin që përdori psilocibinën.

Por studiuesit kërkuan kujdes në rezultatet e krahasimeve pasi ato nuk janë të mbështetura në stastistika zyrtare.

Ata shtojnë se testime më të gjera dhe ne afate më të gjata kohore, nevojiten për të dëshmuar nëse psilocibina vepron po aq mirë ose është më shumë efektive sesa anti-depresantët e pranuar.

Për çështjen e dozave të psilocibinës, vullnetarët morën një dozë orale në kushte klinike dhe u testuan për ndjesinë e tyre të kënaqësisë, të shprehjes së emocioneve, në reduktimin e ankthit dhe rritjen e ndjesisë së mirëqenies.

Dr. Robin Carhart-Harris, tha: “Rezultatet tregojnë se psilocibina është një mjekim premtues për trajtimin e shëndetit mendor, me masa rekuperimi dy herë më të mëdha sesa mjekimi bazë i përdorur, esitalopram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat